Plani i Trumpit për Gazën, kryeministrja e Irlandës së Veriut do të bojkotojë një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë - NACIONALE

Plani i Trumpit për Gazën, kryeministrja e Irlandës së Veriut do të bojkotojë një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Parë e Irlandës së Veriut, Michelle O’Neill, tha të premten se nuk do të marrë pjesë në ngjarjet e organizuara për Ditën e Shën Patrikut në Shtëpinë e Bardhë për shkak të pozicionit të presidentit amerikan, Donald Trump, rreth Rripit të Gazës.

Udhëheqës politikë nga Irlanda e Veriut dhe Republika e Irlandës zakonisht udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për shënimin e përvitshëm për kulturën irlandeze për çdo 17 mars, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Ne jemi të gjithë zemërthyer, përderisa jemi dëshmitarë të vuajtjeve të popullit palestinez dhe komenteve të fundit të presidentit të ShBA-së për dëbimin masiv të popullit palestinez nga Gaza, diçka që unë nuk mund ta shpërfill” – tha zonja O’Neill në një konferencë për gazetarë në Dublin krahas kryetares së partisë së saj, Mary Lou McDonald.

“Vendimi për të mos udhëtuar në Shtëpinë e Bardhë nuk është marrë me lehtësi, por është marrë me vetëdije për përgjegjësinë që secili nga ne si individë e ka për ta denoncuar padrejtësinë” – shtoi ajo.

Irlanda do ta dërgojë kryeministrin Micheal Martin në organizimin e Shtëpisë së bardhë. Martini tha më herët këtë muaj se do të ngrinte “një gamë të gjerë çështjesh” me presidentin amerikan.

Lajme të ngjashme