Pesë mënyra se si lufta në Ukrainë e ka ndryshuar botën - NACIONALE

Pesë mënyra se si lufta në Ukrainë e ka ndryshuar botën

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt, lufta mes dy vendeve ka qenë një katastrofë dhe një krizë edhe për botën.

Një vit më vonë, mijëra civilë kanë vdekur, qytete të tëra janë shkatërruar dhe dhjetëra mijëra trupa ushtarakë të vrarë a plagosur nga atë dyja palët. Por, përtej kufijve të Ukrainës, pushtimi ka shkatërruar edhe sigurinë evropiane, ka rinovuar marrëdhëniet e kombeve me njëra-tjetrën dhe ka ndikuar edhe në dobësimin e ekonomisë globale.

Në vazhdim janë pesë mënyrat se si lufta e ka ndryshuar botën, sipas AP-së.

KTHIMI I LUFTËS EVROPIANE

Vetëm tre muaj para fillimi të luftës, ish-kryeministri britanik Boris Johnson, ishte talluar me sugjerimet se ushtria britanike kishte nevojë për më shumë armë të rënda.

"Konceptet e vjetra për të luftuar betejat e mëdha të tankeve në tokën evropiane, kanë mbaruar,"- pati thënë Johnson.

Por tani, një vit më vonë, vetë Johnson është duke kërkuar nga Britania e Madhe dërgimin e më shumë tankeve luftarake për të ndihmuar Ukrainën të zmbrapsë forcat ruse.

Përkundër rolit që kanë luajtur teknologjia e re në luftë, si satelitët dhe dronët, ky konflikt i shekullit 21, i ngjanë në shumë mënyra atij të shekullit të 20-të.

Luftimet e përgjakshme që po zhvillohen në rajonin e Dobansit në Ukrainën lindore, rikujtojnë skena nga Lufta e Parë Botërore.

Lufta po ashtu ka ndezur një garë të re armësh, që rikujton fillimin e viteve 1930 deri në Luftën e Dytë Botërore. Rusia ka mobilizuar qindra mijëra rekrut, duke synuar të zgjerojë ushtrinë e saj nga 1 milion në 1.5 milionë tupa. ShBA ka rritur prodhimin e armatimit për të zëvendësuar rezervat që ka nisur në Ukrainë. Franca është duke planifikuar të rrisë shpenzimet ushtarake me një të tretën deri në vitin 2030, kurse Gjermania ka hequr dorë nga ndalesa e gjatë që kishte për dërgimin e armëve në zonat e konfliktit, duke pranuar të nisë raketa dhe tanke në Ukrainë.

TEESTIM I ALEANCAVE

Dihet se presidenti rus Vladimir Putin ka shpresuar që pushtimi do të ndante Perëndimin e të dobësonte NATO-n. Por, në vend të kësaj, aleanca ushtarake rigjallëruar.

Aleanca, dikur e krijuar për të kundërshtuar Bashkimin Sovjetik, ka marrë ripërtërirë qëllimin edhe me dy anëtar të rinj aspirues, Finlanda dhe Suedia, vende të cilat hoqën dorë nga mosangazhimi prej dekdash duke kërkuar bashkimin me NATO-n, si mbrojtje kundër Rusisë.

Bashkimi Evropian prej 27 vendesh ka goditur Rusinë me sanksione të ashpra dhe i ka dërguar Ukrainës miliarda në mbështetje. Lufta i ka vënë në perspektivë grindjet e Brexit, duke shkrirë marrëdhëniet diplomatike midis bllokut dhe ish-anëtarit të vështirë, Britanisë.

Shtetet anëtare të NATO-s kanë derdhur armë dhe pajisje me vlerë miliarda dollarë në Ukrainë. Aleanca ka mbështetur krahun e saj lindor dhe vendet më të afërta me Ukrainën dhe Rusinë, duke përfshirë Poloninë dhe shtetet baltike.

Megjithatë, ka disa çarje në unitet. Kryeministri hungarez Viktor Orban, aleati më i ngushtë i Putinit në BE, ka lobuar kundër sanksioneve ndaj Moskës si dhe ka refuzuar të dërgojë armë në Ukrainë.

Dihet se sa më gjatë të vazhddojë konflikti, uniteti perëndimor do të vihet nën presion gjithnjë e më shumë.

NJE PERDE E RE E HEKURT

Oligarkët rusë janë sanksionuar nga Perëndimit dhe bizneset ruse janë future në listën e zezë, po ashtu marka të shumta ndërkombëtare, përfshirë McDonald's dhe Ikea janë zhdukur nga rrugët e vendit.

Megjithatë Moska nuk ka mbetur krejtësisht pa miq. Rusia ka forcuar lidhjet ekonomike me Kinën, megjithëse Pekini ka mbajtur distancë nga luftimet dhe deri më tani nuk ka dërguar armë. Gjithsesi, kohët e fundit ShBA-të kanë shprehur shqetësim se kjo gjë mund të ndryshojë.

Putini, po ashtu ka përforcuar lidhjet ushtarake me të dëbuarit ndërkombëtarë, Korenë e Veriut dhe Iranin, nga i cili furnizohet me drone të armatosur, për t’I lëshur në Ukrainë.

Moska, ka vazhduaar të krijojë ndikim ekonomik e ushtarak edhe në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, me grupin mercenar Wagner, që është bërë më i fuqishëm në konfliktet nga Donbasi në Sahel.

NJË EKONOMI E RIFORMËSUAR

Ndikimi ekonomik i luftës është ndjerë që nga shtëpitë në Evropë e deri te tregjet ushqimore në Afrikë.

Para luftës, vendet e Bashkimit Evropian importonin pothuajse gjysmën e gazit natyror dhe të tretën e naftës së tyre nga Rusia. Por, pushtimi dhe sanksionet e vendosura ndaj Rusisë si kundërpërgjigje, kanë shkaktuar një goditje të çmimit të energjisë në një shkallë të paparë që nga vitet 1970.

Lufta ka ndërprerë tregtinë globale që ishte ende në rikuperim nga pandemia. Duke qenë qenë se Rusia dhe Ukraina janë furnizuesit kryesor të grurit dhe vajit të lulediellit, janë rritur edhe çmimet e ushqimeve.

Lufta gjithashtu ka ndikuar në uljen e përpjekjeve për të ndryshuar klimën, duke nxitur përdorimin e qymyrit për energji. Megjithatë, largimi i Evropës nga nafta dhe gazi rus mund të përshpejtojë kalimin drejt burimeve të rinovueshme të energjisë më shpejt sesa realizimi i paralajmërimeve për rreziqet e ngrohjes globale. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka thënë se bota do të shtojë po aq energji të rinovueshme në pesë vitet e ardhshme sa ka shtuar në 20 vitet e fundit.

NJË EPOKË E RE E PASIGURISË

Konflikti është një kujtesë e fortë se individët kanë pak kontroll mbi rrjedhën e historisë. Askush nuk e di këtë më mirë se 8 milionë ukrainasit që janë detyruar të largohen nga shtëpitë dhe vendet e tyre për të nisur jetë të reja në komunitetet anembanë Evropës dhe më gjerë.

Ndërkohë, për miliona njerëz më pak të prekur drejtpërdrejt, prishja e papritur e paqes në Evropë ka sjellë pasiguri dhe ankth.

Kërcënimet e Putinit për të përdorur armë atomike nëse konflikti përshkallëzohet, ringjallën frikën e luftës bërthamore që kishte mbetur në gjumë që nga Lufta e Ftohtë. E shqetësimet për përshkallëzimin bërthamor janë rritur edhe më shumë pas njoftimit të Putinit më 21 shkurt, për pezullimin e pjesëmarrjes së Rusisë në traktatin e vetëm të mbetur të kontrollit të armëve bërthamore me ShBA-në.

Megjithatë, le të kujtojmë se Putini nuk është tërhequr plotësisht nga traktati New Start, pasi ai tha se Moska do të respektojë kufijtë e traktatit për armët bërthamore, duke mbajtur gjallë një dritë të dobët për kontrollin e armëve.

Lajme të ngjashme