Bideni takohet me udhëheqësit e disa shteteve lindore: Do të mbrojmë çdo centimetër të NATO-s - NACIONALE

Bideni takohet me udhëheqësit e disa shteteve lindore: Do të mbrojmë çdo centimetër të NATO-s

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është takuar të mërkurën me udhëheqësit e vendeve lindore të NATO-s, duke u zotuar se vendi i tij do të mbrojë çdo centimetër të shteteve të aleancës.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë u takua me grupin e njohur si Nëntëshja e Bukureshtit (B9), ku bëjnë pjesë Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania dhe Sllovakia.

Bideni tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, bëri gabim, kur vendosi që ta pezullonte pjesëmarrjen e Rusisë në traktatin e fundit për armë bërthamore me Shtetet e Bashkuara.

Ai tha se vendet e Grupit B9 janë vija të frontit të mbrojtjes kolektive si dhe “për lirinë e demokracive nëpër Evropë e përreth botës”, raporton gazeta “The Guardian”.

Presidenti amerikan shtoi se Shtetet e Bashkuara është paraqitur për t’i dhuruar ndihmë kritike të sigurisë Ukrainës dhe përkrahje kritike miliona refugjatëve.

“Së bashku do ta vazhdojmë përkrahjen tonë të gjatë për Ukrainën, përderisa ata e mbrojnë lirinë e tyre nga viti i kaluar, me vendet tuaja përreth kësaj tavoline, duke ofruar udhëheqësi kolektive”- shtoi Bideni.

Ai tha se është “absolutisht e qartë” që Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë “në mënyrë të fjalëpërfjalshme çdo centimetër të NATO-s”.

Lajme të ngjashme