Pasi i bëhet presion nga gazetarja, DeSantis e pranon se Trumpi humbi zgjedhjet e vitit 2020
“Natyrisht,” se Donald Trumpi i humbi zgjedhjet e 2020-s, tha në një intervistë Ron DeSantisi pasi iu bë presion për këtë çështje.
Guvernatori i Floridës dhe kandidati që po i qëndron më së afërti Trumpit në sondazhe (e megjithatë, jo aq afër) për të fituar nominimin për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 u pyet: “Po ose jo – a i humbi Donald Trumpi zgjedhjet e vitit 2020?”
DeSantisi fillimisht tha: “Kushdo që vë dorën mbi Bibël më 20 janar çdo katër vjet është fitues.”
Por, çështja s’u krye me kaq pasi u vazhdua me insistim: “Nëse s’mund të na jepni një po ose jo nëse Trumpi humbi –“
DeSantisi ndërhyu: “Jo, natyrisht që ai humbi!”
Gazetarja e habitur e pyeti: “Trumpi humbi zgjedhjet e 2020-s?”
DeSantisi tha: “Natyrisht! Joe Bideni është president.”
Donald Trump vazhdon të gënjejë se zgjedhjet e vitit 2020 ishin vendosur nga mashtrimet zgjedhore edhe pasi u akuzua javën e kaluar për përpjekjet e tij që të përmbyste rezultatin, raporton The Guardian.
Fushata e DeSantisit duket se po shkon duke rënë. Ai bashkë me kandidatët tjerë republikanë e kanë pasur të zorshme që të gjejnë ndonjë formë për ta sulmuar Trumpin.