Pas djegies së rrokaqiellit mbi 200 metra të lartë në Kinë, media shtetërore pretendon se askush nuk ka vdekur - NACIONALE

Pas djegies së rrokaqiellit mbi 200 metra të lartë në Kinë, media shtetërore pretendon se askush nuk ka vdekur

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Një zjarr i madh shpërtheu në një rrokaqiell 42-katësh në qytetin e Changsha, Kinë. Autoritetet njoftuan se zjarri është shuar dhe se nuk ka viktima. Zjarrfikësja ka dalë në terren me 36 makina zjarrfikëse dhe 280 zjarrfikës.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se si rrokaqiell i lartë 218 metra është përfshirë nga flakët me shpejtësi të madhe, sipas zjarrfikësve. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërsa Reuters, ndryshe nga media shtetërore kineze, e cila thotë se nuk ka viktima, raporton se nuk dihet ende numri i viktimave.

Zjarret urbane janë të zakonshme në Kinë

Changsha, kryeqyteti i provincës Hunan, ka rreth 10 milionë banorë. Ndërtesa 218 metra, e përfunduar në vitin 2000, ndodhet pranë një unaze kryesore, sipas CCTV. Zjarret vdekjeprurëse janë të zakonshme në Kinë, ku zbatimi i dobët i kodeve të ndërtesave dhe ndërtimet e shfrenuara të paautorizuara mund ta bëjnë të vështirë për njerëzit të shpëtojnë nga ndërtesat që digjen.

Në korrik të vitit të kaluar, një zjarr në magazinë në provincën verilindore të Jilin vrau të paktën 15 persona dhe plagosi të paktën 25, sipas raporteve të medias shtetërore. /Nacionale/

Lajme të ngjashme