Pamjet nga Kherson, shikoni takimin mes një ushtari ukrainas dhe gjyshes së tij - NACIONALE

Pamjet nga Kherson, shikoni takimin mes një ushtari ukrainas dhe gjyshes së tij

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Një video nga Kherson që tregon një grua të moshuar në gjunjë duke pritur një ushtar ukrainas po përhapet në rrjetet sociale.

Videoja u publikua nga ushtari ukrainas Anatoli Stefan dhe Yury Sobolevsky, kreu i Zyrës Ekzekutive të Këshillit Rajonal Kherson.

Në video shihet një grua e moshuar duke u gjunjëzuar para një dere të hapur. Një i ri me uniformë ushtarake me një fjongo të verdhë në krah kalon me nxitim rrugën, ul armën në tokë dhe përqafon një grua të moshuar.

"Gjyshja mirëpret nipin që liroi Kherson"

“Në këtë video, një nga anëtarët e ekipit tonë hyn në shtëpinë e tij në Kherson, ku e pret gjyshja e tij”, shkruan Sobolevski.

Ushtari Anatoli Štefan thotë se pamjet janë historike. “Gjyshja në gjunjë e mirëpret nipin që liroi Kherson. Asnjë koment”, ka shkruar ai.

Portali Ukrainska Pravda u përpoq të vinte në kontakt me Oleh, njeriun në video, por nuk mundi ta kontaktonte. /Nacionale/

Lajme të ngjashme