Pamje: Televizioni ukrainas shfaq ushtarë duke e hequr flamurin rus në Sudzha të Rusisë
Televizioni shtetëror ukrainas të mërkurën transmetoi një raport ku disa trupa ukrainase shfaqeshin duke larguar një flamur rus nga një ndërtesë zyrtare në qytezën Sudzha, që shtrihet në rajonin Kursk të Rusisë.
Në një video për të cilën televizioni shtetëror tha se ishte incizuar të mërkurën shfaqet një ndërtesë trekatëshe në qytezën kufitare, Sudzha, dhe tre ushtarë ukrainas duke marrë dhe duke hequr një flamur rus e duke brohoritur “Lavdi Ukrainës”, raporton agjencia “Reuters”.
Një korrespondent i televizionit shtetëror në atë qytezë tha se forcat ukrainase e kanë nën kontroll të plotë Sudzha-n, qendër kyçe e transportit të gazit.
Mijëra trupa ukrainase e kaluan kufirin rus në orët e hershme të martën e javës së kaluar, duke hyrë në rajonin Kursk të Rusisë. Forcat ruse deri më tani kanë dështuar që t’i dëbojnë ushtarët e armikut pas më shumë se një jave me beteja intensive.
Në video u shfaq edhe një kolonë e automjeteve të djegura ruse në hyrje të Sudzha-s. U shfaqën edhe rrugë boshe me dyqane e ndërtesa zyrtare të padëmtuara.
🚨⚡Ukrainian film crew shows footage from Sudzha, Kursk region
— vanhoa (@vanhoa2272) August 14, 2024
The city was not destroyed. There was some damage caused by air bombs dropped by the Russian air force
Ukrainian Forces Liberation of Kursk lowered the Russian flag. The Ukrainian flag flies in the Kursk region🇺🇦✝️ pic.twitter.com/fPcp4TTKnl