Pamje: Qeni i policisë italiane gjen mbi një milion euro në autobus - NACIONALE

Pamje: Qeni i policisë italiane gjen mbi një milion euro në autobus

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një qen i policisë italiane, i quajtur Elio, ka zbuluar një përpjekje për të kontrabanduar sasi të madhe te parave të gatshme.

Përmes nuhatjes, gjatë një kontrolli në një stacion të autobusëve afër Firencës, qeni zbuloi dy valixhe të dyshimta, në të cilat ndodheshin mbi 1 milion e 75 mijë e 600 euro.

Në një video, qeni shihet duke i nuhatur valixhet në bagazhin e një autobusi dhe duke u ndalur te një valixhe e duke e prekur atë me këmbë për të dhënë shenjë se aty kishte diçka të dyshimtë.

Autoritetet thanë se pronari i valixheve është një shtetas kinez që banon në Itali dhe se për këtë rast është hapur një hetim zyrtar, raporton televizioni BBC.

Më vonë, dy zyrtarë policorë shihen duke i shpalosur të hollat me bankënota 50-she, 20-she dhe 10-she.

Lajme të ngjashme