PAMJE: Biden u vonua, kryeministrja italiane filmohet duke rrotulluar sytë - NACIONALE

PAMJE: Biden u vonua, kryeministrja italiane filmohet duke rrotulluar sytë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një video e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, ka marrë gjithë vëmendjen gjatë samitit të NATO-s në Uashington, ku ajo shihet duke rrotulluar sytë.

Sipas “The Telegraph”, Meloni ka rrotulluar sytë në atë që duket të jetë zhgënjim pas vonesës 20 minutëshe nga arritja e planifikuar e presidentit amerikan, Joe Biden.

Kryeministrja italiane është kapur nga kamerat me krahët e kryqëzuar, derisa po priste me presidentin finlandez, Alexander Stubb dhe zyrtarë të tjerë.

Stubb më pas shihet duke shikuar orën në telefonin e tij, kur Meloni sërish rrotullon sytë me një shikim të pakënaqur në fytyrën e saj. Ajo më pas, ka buzëqeshur shkurt para kamerave.

Mediumi shkruan tutje se kjo nuk është hera e parë që kryeministrja italiane ka bërë paraqitje të tilla. Ajo e ka bërë gjestin e njëjtë edhe nëpër intervista të ndryshme.

Në fund të samitit të NATO-s, Meloni përsëriti mbështetjen e Italisë për Ukrainën dhe raporothet se qortoi në mënyrë indirekte Matteo Salvinin, zëvendëskryeministrin e saj dhe ministrin e Transportit, pasi ai sugjeroi se dërgimi i ndihmës ushtarake në Kiev vetëm sa po zgjatë luftën.

“Bilanci i këtij samiti të NATO-s është pozitiv.” - u tha Meloni gazetarëve.

Lajme të ngjashme