Pamje apokaliptike në Spanjë, zjarrfikësit në luftë me flakët që kanë pushtuar vendin - NACIONALE

Pamje apokaliptike në Spanjë, zjarrfikësit në luftë me flakët që kanë pushtuar vendin

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Pas një stuhie të madhe, në Valencia të Spanjës kanë shpërthyer disa zjarre duke detyruar evakuimin e 1000 vendasve.

Pamjet e mëposhtme, tregojnë momente të frikshme nga përballja e zjarrfikësve me zjarret e furishme.

Rajoni i Valencias u përball me tre zjarre të mëdha pyjore të dielën, duke përfshirë Vall d'Ebo, Les Useres dhe Calles.

Agjencia spanjolle e motit AEMET tha se kushtet e motit ishin "shumë të pafavorshme" për shkak të erërave të forta dhe të çrregullta plus temperaturat e larta që kanë arritur në 37 gradë Celsius.

Në mbështetje të zjarrëfiksve lokalë për të fikur zjarret në ndihmë kanë dalë edhe Forcat e Njësisë së Emergjencave Ushtarake.

Kujtojmë se, kohët e fundit një pjesë e madhe e Evropës është përballur me temperatura shumë të larta.

Temperaturat e larta dhe përkeqësimi i thatësisë shkaktuan rrezik të madh për zjarre të reja në Gironde, në jugperëndim të Francës, ku sipas zyrtarëve mijëra hektarë janë djegur dhe rreth 10.000 njerëz janë zhvendosur.

Në ndihmë të Francës kanë dalë zjarrfikës nga Gjermania, Rumania, Greqia e vende të tjera.

Edhe në pjesën qendrore të Portugalisë, një zjarr i madh ka filluar të përhapet qe shtatë ditë. 1.600 zjarrfikës, të përkrahur nga 13 aeroplanë, përfshirë një të dërguar nga Spanja, po luftojnë kundër zjarrit që ka shkatërruar rreth 15 për qind të parkut kombëtar “Serra da Estrela”.

Vapa e fundit ka lënë pasoja edhe në Britani. Ku, qeveria e ka shpallur thatësinë në disa pjesë të Anglisë jugore, qendrore e lindore pas një periudhe të gjatë të motit të nxehtë.

Në Angli u regjistrua korriku më i thatë që nga viti 1935. Reshjet këtë muaj ishin vetëm 35 për qind e sasisë së zakonshme. Ndërsa, disa pjesë të Anglisë dhe Uellsit janë nën alarmin katërditor të vapës ekstreme.

Lajme të ngjashme