"Tornado" zjarri në Francë, vendi kërkon ndihmë nga e gjithë Evropa - NACIONALE

"Tornado" zjarri në Francë, vendi kërkon ndihmë nga e gjithë Evropa

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Më poshtë është publikuar momenti i tmerrshëm kur një tornado zjarri përplaset drejt zjarrfikësve francezë që po luftonin me një flakë të madhe mes një thatësire rekord evropiane që ka tharë lumenjtë, shkrirë akullnajat dhe ka shkatërruar tokat bujqësore.

Videoja e fenomenit të rrallë, e postuar në mediat sociale të premten, tregon një tornado që përshkon një zonë me bar të thatë ku zjarrfikësit ishin duke luftuar më flakët.

Franca është detyruar të thërrasë përforcime nga e gjithë Evropa për të ndihmuar në luftimin e një zjarri të madh që ka shpërthyer në jug të vendit për më shumë se një muaj.

Qindra zjarrfikës nga Gjermania, Polonia, Rumania dhe Italia janë nisur për në Gironde, afër Bordo, për të ndihmuar në trajtimin e zjarrit që ka nisur të digjet që nga fillimi i korrikut.

Evropa është duke u zhytur në një verë rekord të valëve të të nxehtit dhe thatësirës që ka goditur kontinentin dhe i ka bërë pyjet të thata. Edhe në Zvicër, një vendkalim akullnajor që është mbuluar nga akulli për 2000 vitet e fundit, është raportuar se deri në fund të javës do të shkrihet tërësisht.

Ndërsa, zjarri në Gironde në Francë deri më tani ka shkatërruar më shumë se 20,000 hektarë pyje dhe ka detyruar 40,000 njerëz të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

Evropa po vuan nga një valë e fortë të nxehti dhe thatësire ​që ka sjellë pasoja tragjike për fermerët dhe ekosistemet tashmë të kërcënuara nga ndryshimet klimatike dhe ndotja.

Përgjatë lumit Oder, i cili rrjedh nga Çekia në veri në Detin Baltik, vullnetarët kanë mbledhur peshq të ngordhur që kanë dalë në breg në Poloni dhe Gjermani.

Lajme të ngjashme