‘Nuk qëndrojmë të heshtur’: Vrull reagimesh nga politikanët izraelit për Netanjahun
Politikanët izraelit kanë dënuar vendimin e prokurorit Karim Khan për të kërkuar urdhër arrest ndaj kryeministrit Benjanin Netanjahu dhe ministrit të mbrojtjes Yoav Gallant.
Lideri opozitar izraelit, Yair Lapid, ka thënë se kjo thirrje e Karim Khan “është dështim komplet i moralit” dhe se ‘nuk mund të barazohen Neanjahu dhe Sinëar (lideri i Hamasit).
“Ne nuk do të qëndrojmë të heshtur”, citon CNN liderin opozitar izraelit, shkruan Nacionale.
Ministri për Siguri Kombëtare, Itamar Ben Gvir, ka akuzuar Gjykatën Penale Ndërkombëtare për antisemitizëm dhe ka thënë se ‘kryeministri izraelit dhe ministri i mbrojtjes duhet ta injorojnë prokurorinë anti-semite”.
Ai ka urdhëruar që ‘të rriten sulmet ndaj Hamasit deri në dorëzimin e plotë të tyre”.
Ministri i Financave izraelite, Bezalel Smotrich, ka thënë se ‘kurrë më parë nuk është pa një hipokrizi e tillë dhe urrejtje ndaj hebrenjve nga Tribunali i Hagës që nga propaganda naziste’.
“Shokët dhe miqtë tonë të vërtetë, nuk do ta lejojnë ekzistencën e një gjykate të tillë anti-semie”, tha ai.
Karim Khan lyp urdhër-arrest: Ja veprat me të cilat ngarkon Netanjahun dhe liderin e Hamasit
Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, thotë se ka kërkuar lëshimin e fletarrestimeve për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, si dhe për liderët kryesorë të Hamasit.
“Në bazë të të gjitha provave të mbledhura nga Zyra ime, kam arsye të mjaftueshme për të bësuar se Yahya Sinëar – udhëheqës i Lëvizjes Islamike për Rezistencë – Hamas në Rripin e Gazës, Mohammed Diab Ibrahim Al-Masri, i njohr edhe si udhëheqës i krahut ushtarak të Hamasit, e njohur si Brigada e Qassamit ose DEIF dhe Ismail Hanies, kryetar i Byrosë Politike të Hamasit, kanë përgjegjësi për vepra kriminale dhe krie lufte kundër njerëzimit, të kryera në territorin e Izraelit dhe në Shetin Palestines (në Rripin e Gazës) nga data 7 tetor 2023:
Disa nga veprat që ngarkohen udhëheqësit e Hamasit janë:
-vrasje dhe krime kundër njerëzimit
-pengmarrja si krim lufte
-përdhunim dhe akte të tjera të dhunshme seksuale si krime kundër njerëzimit
-torturë
“Në bazë të provave të mbledhur dhe të ekzaminuara nga Zyra ime, kam arsye të mjaftueshme të besoj se Benjamin Netanjahu, kryeministër i Izraelit dhe Yoav Gallant, ministër i mbrojtjes izraelite, janë përgjegjës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të kryera në territorin e Shtetit Palestinez (në Rripin e Gazës) nga 8 tetori 2023”.
Disa prej veprave që ngarkohen Netanjahu me ministrin izraelit të mbrotjes janë: përdorimi i civilëve si mburoja luftë, sulme direkte kundër popullatës civile, persekutim dhe akte të tjera që përfshihën si ‘krime kundër njerëzimit’./Nacionale