Karim Khan lyp urdhër-arrest: Ja veprat me të cilat ngarkon Netanjahun dhe liderin e Hamasit - NACIONALE

Karim Khan lyp urdhër-arrest: Ja veprat me të cilat ngarkon Netanjahun dhe liderin e Hamasit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, thotë se ka kërkuar lëshimin e fletarrestimeve për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, si dhe për liderët kryesorë të Hamasit.

“Në bazë të të gjitha provave të mbledhura nga Zyra ime, kam arsye të mjaftueshme për të bësuar se Yahya Sinëar – udhëheqës i Lëvizjes Islamike për Rezistencë – Hamas në Rripin e Gazës, Mohammed Diab Ibrahim Al-Masri, i njohr edhe si udhëheqës i krahut ushtarak të Hamasit, e njohur si Brigada e Qassamit ose DEIF dhe Ismail Hanies, kryetar i Byrosë Politike të Hamasit, kanë përgjegjësi për vepra kriminale dhe krie lufte kundër njerëzimit, të kryera në territorin e Izraelit dhe në Shetin Palestines (në Rripin e Gazës) nga data 7 tetor 2023:

Disa nga veprat që ngarkohen udhëheqësit e Hamasit janë:

-vrasje dhe krime kundër njerëzimit

-pengmarrja si krim lufte

-përdhunim dhe akte të tjera të dhunshme seksuale si krime kundër njerëzimit

-torturë

“Në bazë të provave të mbledhur dhe të ekzaminuara nga Zyra ime, kam arsye të mjaftueshme të besoj se Benjamin Netanjahu, kryeministër i Izraelit dhe Yoav Gallant, ministër i mbrojtjes izraelite, janë përgjegjës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të kryera në territorin e Shtetit Palestinez (në Rripin e Gazës) nga 8 tetori 2023”.

Disa prej veprave që ngarkohen Netanjahu me ministrin izraelit të mbrotjes janë: përdorimi i civilëve si mburoja luftë, sulme direkte kundër popullatës civile, persekutim dhe akte të tjera që përfshihën si ‘krime kundër njerëzimit’./Nacionale

Lajme të ngjashme