Nuk dorëzoi dosjet për hetim në gjykatë, Trump gjobitet me nga 10 mijë dollarë në ditë - NACIONALE

Nuk dorëzoi dosjet për hetim në gjykatë, Trump gjobitet me nga 10 mijë dollarë në ditë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një gjykatës amerikan e ka gjobitur ish-presidentin Donald Trump, pasi nuk i ka dorëzuar në kohë dosjet për një hetim mbi praktikat e tij të biznesit.

Gjykatësi Arthur Engoron të hënën urdhëroi Trumpin të paguajë një gjobë prej 10,000 dollarësh në ditë, deri në dorëzimin e dosjeve të kërkuara.

Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James i kishte kërkuar gjykatës që ta gjobiste atë, pasi ai kishte humbur afatin e marsit për të paraqitur dokumentet.

Zonja James, një demokrate, hapi një hetim civil në vitin 2019 mbi pretendimet se - përpara se të merrte detyrën - gjatë kërkimit të kredive në banka, Trump kishte fryrë vlerën e aseteve të tij.

Akuza ndaj ish-presidentit amerikan, është quajtur nga nga avokati i tij si “e pavlerë”.

Lajme të ngjashme