Njoftohet vrasja e edhe një ushtari izraelit në Gazë - NACIONALE

Njoftohet vrasja e edhe një ushtari izraelit në Gazë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ushtar tjetër izraelit i Brigadës “Givati” të ushtrisë izraelite u vra të martën në Gazë, thonë autoritetet.

Këshilli Rajonal “Ramat Hanegev” tha përmes një deklarate se rreshteri Roi Sargosti nga Ha’Roa u vra gjatë luftimeve me Hamasin, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit ende nuk e kanë shpallur emrin e këtij ushtari në listën e të vrarëve, sepse zakonisht pret që fillimisht të njoftohen të gjithë anëtarët e familjes.

Sargosti është ushtari i 13-të i Izraelit që vritet gjatë operacioneve tokësore të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës.

Më herët, autoritetet izraelite kishin njoftuar për vrasjen e nëntë ushtarëve, të gjithë të moshës së re – 19 deri 24 vjeç.

Lajme të ngjashme