Një rus gjobitet me 400 funte vetëm pse pa ëndërr Zelenskyn - NACIONALE

Një rus gjobitet me 400 funte vetëm pse pa ëndërr Zelenskyn

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Ivan Losev postoi për përvojën e tij në mediat sociale, por u shpall fajtor për tallje me pushtimin e Ukrainës.

Një burrë rus është gjobitur me 400 funte pasi kishte parë në ëndërr presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe kishte postuar në Instagram.

Ivan Losev, 26 vjeç, doli në gjyq javën e kaluar në qytetin siberian të Chita në rajonin Zabaykalsky të Rusisë dhe u shpall fajtor sipas ligjeve drakoniane që ndalojnë kritikat ndaj pushtimit në vazhdim të Ukrainës nga Vladimir Putin.

Gjykata e shpalli Losev fajtor për "diskreditim" të ushtrisë ruse më 8 dhjetor dhe e gjobiti atë me 30,000 rubla (rreth 400 £).

Ligji u miratua në mars, një muaj pasi Putini urdhëroi trupat e tij të kalonin kufirin, për të shtypur disidencën dhe për të mbytur kritikat ndaj luftës, e cila ka rezultuar në vdekjen e dhjetëra mijëra ushtarëve rusë. /Nacionale/

Lajme të ngjashme