Një kartë shkoi huq: Qysh do ta organizojë Trump fushatën, në rast se e ka përballë Kamala Harris-in? - NACIONALE

Një kartë shkoi huq: Qysh do ta organizojë Trump fushatën, në rast se e ka përballë Kamala Harris-in?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Donald Trump ka filluar përgatitjet për fushatën kundër Kamala Harris dhe për ta lidhur goditjen e tij me dy momente: nga detyra e saj në Zyrën e Shtëpisë së Bardhë dhe nga e kaluara e saj në Kaliforni. Kështu i thanë gazetës The Guardian dy burime shumë të afërta me Trumpin, pasi Joe Biden vendosi tërheqjen nga gara elektorale të dielën pasdite.

**

Nga kampi i fushatës së Donald Trump, po e shohin zëvendëspresidenten Harris si pasardhëse të demokratëve në fushatën elektorale presidenciale, pasi Joe Biden u tërhoq nga gara.

Por, derisa në kampin demokrat mbesin shumë gjëra të paqarta rreth garës presidenciale, nga fushata e Donald Trump tash po bëhen gati për një emër: Kamala Harris.

Nga ky kamp, tashmë veç janë – le të themi – të stërvitur me emrin e Kamala Harris. Prej tyre ka dalë edhe një fushatë e organizuar, me shumë prej 5 milionë dollarësh kundër Kamala Harris duke e përfshirë në një betejë që përfshinte shtete si Pensilania, Gjorgjia dhe Arizona. Qysh u portretizua Harris në këtë fushatë? Thjeshtë si një ‘kukull e administratës Biden’.

Por, nga ekipi i fushatës së Donald Trump, përkundër përgatitjeve, nuk janë ende të sigurt se Harris do të jetë e nominuara e demokratëve për Presidente.

Ata që bëjnë fushatën e Trumpit, janë mësuar vazhdimisht që të kapen për një emri: Joe biden.

Problemi me udhëheqësit e fushatës së Trump, do të jetë se ata janë mësuar ta mbajnë linjën kundër Bidenit, e fokusuar në moshën e tij – dhe tani ajo është një kartë e papërdorshme e madje, kjo mund të kthehet në favor të demokratëve pas tërheqjes së Biden. Mosha e Trumpit, pra.

Dhe kështu, miliona dollarë të investuara në Paketën e fushatës së Trumpit kundër Bidenit dhe të fokusuar në këtë element, tash veç shkuan posht’.

Ajo që duket më interesante, është fakti se nga fushata e Trumpit, madje janë munduar të kujdesen që efekti i parave të shpenzuara për fushatë kundër Bidenit, të mos e shtyjë këtë të fundit të tërhiqet nga gara – raporti Guardian.

Me javë të tëra, nga kjo fushatë (e Trumpit) kanë qenë të shqetësuar në rast se emri me të cilin Trump do të përballej është Harris dhe jo Biden.

Lexo edhe:

Lajme të ngjashme