Një grua e armatosur vret një burrë që po gjuante në një ndejë në ShBA
Një grua e armatosur ka parandaluar një sulm të mundshëm masiv në ShBA, kur e nxori armën dhe qëlloi për vdekje një burrë që po hapte zjarr me një pushkë gjysmëautomatike në një turmë, tha policia amerikane.
Burrit i ishte kërkuar që ta ulte shpejtësinë e veturës pak para se të kthehej dhe ta vinte në shënjestër grupin prej 30 deri në 40 njerëzisht në Charleston të Virgjinias Perëndimore.
Zëdhënësi i policisë, Tony Hazelett, tha se reagimi i shpejtë i gruas shpëtoi jetë njerëzish, raporton televizioni “BBC”.
I dyshuari e kishte drejtuar veturën në zonë më herët të mërkurën në mbrëmje, kur ishte paralajmëruar që ta ulte shpejtësinë për shkak se aty kishte fëmijë duke luajtur.
Ai u kthye i armatosur me një pushkë të tipit “AR-15” dhe hapi zjarr nga vetura në drejtim të pjesëmarrësve të një ndeje për ditëlindje pranë një kompleksi banesash.
Zëdhënësi i policisë tha se gruaja, e cila e vrau të dyshuarin, nuk është pjesëtare e organeve të sigurisë. Emri i saj nuk është bërë publik.
“Ajo është vetëm një pjesëtare e komunitetit, e cila ishte duke e bartur armën sipas ligjit. Në vend se të ikte nga rreziku, ajo u angazhua në rrezik dhe shpëtoi disa jetë”, tha zëdhënësi./Nacionale