Një vrimë e zezë e drejtuar mu kah toka gjuajti energjinë misterioze
Një shkulm pabesueshëm i fortë dhe misterioz i dritës që i erdhi tokës del se erdhi nga një birë e zezë që është drejtuar kah planeti ynë, kanë thënë astronomët.
Raportim nga The Independent.
Kur yjet i afrohen shumë një bire (vrime) të zezë, ata thërmohen në copëza dhe shpërthimi mund të detektohet në mbarë universin.
Shkencëtarët rrallë i shohin këto ngjarje, dhe kuptojnë edhe më pak mbi mënyrën se si ato ndodhin.
Si pjesë e përpjekjes për të kuptuar më shumë, shkencëtarët shikuan qiellin për shenja të ngjarjeve me shpresën se mund të kthenin teleskopët e avancuar drejt tyre kur të ndodhnin. Dhe në shkurt, kjo ngjau: astronomët panë një shpërthim intrigues të dritës së dukshme që i çoi ata t’i kthenin disa prej teleskopëve më të avancuar të botës drejt burimit të tyre.
Drita dukej se ishte bërë nga më shumë se 1 trilionë diej. Kjo i bëri shkencëtarët mjaft të entuziazmuar.
Kjo i bëri ata që të dilnin me përfundimin se kishim të bënim në këtë rast me një birë të zezë që papritmas e hëngri një yll në afërsi, dhe që ia nisi të gjuante energji në unviers – dhe, po ashtu mu drejt nesh.
Shkencëtarët zbuluan se se kjo dritë po vinte nga shumë shumë larg. Drita që mbërriti në tokë u nis në rrugën e saj drejt hapësirës kur universi ishte në një të tretën e moshës që është tash.
Por, ishte aq pazakonshëm e ndritshme dhe e duktshme për shkak se ishte e drejtuar mu drejt nesh.