Një aeroplan, piloti i të cilit kërcënonte se do të përplasej në një qendër tregtare në SHBA, është ulur
Siç raportojnë mediat lokale amerikane, përfshirë Fox, një djalë 29-vjeçar që kishte rrëmbyer një aeroplan të vogël dhe që kërcënonte se do të binte mbi Walmart në qytetin Tupelo, Misisipi, ka zbritur tashmë i sigurt në tokë.
"U kërkoj të gjithëve të më falin"
"I kërkoj të gjithëve të më falin. Nuk kam qenë kurrë qëllimi im të lëndoj dikë. Unë i dua prindërit dhe motrën time, nuk është faji juaj. Lamtumirë", është mesazhi i pilotit që rrëmbeu avionin.
"Avioni duket se është ulur", thotë një reporter i mediave lokale është në vendngjarje.
Piloti është gjallë
Policia njoftoi se avioni ishte ulur dhe se piloti ishte gjallë, sipas mediave lokale.
Zbulohet se kush është piloti
Mediat lokale raportojnë se piloti u identifikua si Cory Patterson dhe se ai u mor në paraburgim.
Nuk dihet ende motivi. Ndërsa avioni ishte në ajër, në rrjetet sociale u përhap një mesazh që dyshohet se ishte shkruar nga piloti para rrëmbimit të avionit.
Një hetim është duke u zhvilluar. /Nacionale/