Nga avioni i rrëzuar në një liqen në Tanzani, mbetën të paktën 19 të vdekur
Një aeroplan i Precision Air është përplasur sot në liqenin Viktoria në Tanzani, teksa po përpiqej të ulej në aeroportin e Bukoba. Numri i të vdekurve u rrit në 19, njoftoi kryeministri Kassim Majaliwa.
Varkat e shpëtimit janë vendosur dhe shërbimet e urgjencës po vazhdojnë të shpëtojnë pasagjerët e tjerë. Avioni u ngrit nga kryeqyteti Dar es Salaam dhe u rrëzua në liqenin Victoria për shkak të stuhive të forta.
Në aeroplan ishin më shumë se dyzet persona
Gjithsej 43 persona ishin në fluturim, duke përfshirë 39 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, sipas informacionit nga Albert Chalamila, komisioner i provincës Kagera.
"Ne po përpiqemi ta nxjerrim avionin nga uji”, tha ai Chalamila.
Presidenti: Të jemi të qetë dhe t'i lutemi Zotit
Presidentja e Tanzanisë, Samia Suluhu Hassan, bëri thirrje në mediat sociale për qetësi, teksa ekipet e shpëtimit po punonin në vendin e rrëzimit të avionit.
"Me pikëllim mora informacionin për rrëzimin e fluturimit të Precision Air në liqenin Viktoria, në rajonin Kagera. Shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë të prekurit nga ky incident. Le të vazhdojmë të jemi të qetë derisa të vazhdojë operacioni i shpëtimit dhe lutuni Zotit të na ndihmojë”, shkroi presidenti në Twitter. Precision Air është linja ajrore më e madhe private e Tanzanisë. /Nacionale/