Netanyahu i kërcënon rebelët Houthi me “çmim të lartë” pas raketës në Izrael - NACIONALE

Netanyahu i kërcënon rebelët Houthi me “çmim të lartë” pas raketës në Izrael

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar se rebelët Houthi të Jemenit do të paguajnë “çmim të lartë”, pasi ky grup e mori përgjegjësinë për sulmin e parë me raketë balistike ndaj Izraelit dhe kreu i rebelëve paralajmëroi se do të ketë sulme më të mëdha.

Raketa, për të cilën rebelët Houthi pretenduan se ishte raketë e avancuar hipersonike tokë – tokë, i aktivizoi sirenat e alarmit për sulme ajrore në mbarë Izraelin rreth orës 6 e 30 minuta të mëngjesit, ndërsa mediat lokale publikuan pamje të njerëzve që nguteshin për të arritur në strehimore në aeroportin ndërkombëtar “Ben Gurion” në juglindje të qytetit Tel-Aviv, raporton gazeta “The Guardian”.

Sipas raportimeve, raketa goditi një zonë të hapur në pyllin Ben Shemen, duke shkaktuar zjarr afër Kfar-Danielit. Nuk ka pasur raportime për pasoja në njerëz ose dëme.

Ushtria izraelite është duke zhvilluar hetim për të përcaktuar nëse zjarri ishte rezultat i copëzave të shkaktuara nga raketat penguese që ishin hedhur drejt predhës, apo nëse objekti i armikut e kishte kaluar me sukses mbrojtjen ajrore izraelite, siç kanë pretenduar rebelët nga Jemeni.

Gjatë një takimi të kabinetit qeveritar të dielën, Netanyahu dha shenjë për kundërpërgjigje ushtarake. “Këtë mëngjes, Houthi-t hodhën një raketë tokë – tokë nga Jemeni në territorin tonë. Ata do të duhej ta kenë ditur deri tani se ne ngarkojmë me çmim të lartë për çfarëdo përpjekjeje për të na lënduar” – tha ai.

“Ata që kanë nevojë për një përkujtim për këtë çështje, ftohen që ta vizitojnë portin Hodeidah” – shtoi kryeministri izraelit, duke iu referuar qytetit jemenas me dalje në Detin e Kuq, të cilin aeroplanët luftarakë izraelitë e bombarduan në korrik, pasi rebelët Houthi e kishin marrë përgjegjësinë për një sulm me dron që kishte lënë të vrarë një civil në Tel-Aviv.

Lajme të ngjashme