Nesër negociatat e rëndësishme mes Ukrainës dhe Rusisë
Andrij Jermak, shefi i kabinetit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy, njoftoi se nesër në Stamboll do të zhvillohet një raund negociatash për eksportin e drithit, pra për transportin përmes Detit të Zi.
Portet e Ukrainës dhe eksportet e grurit konsiderohen si një nga elementet kryesore në sigurinë globale të ushqimit.
"Një raund negociatash për lundrimin në Detin e Zi do të mbahet nesër në Stamboll. Është planifikuar një takim i përfaqësuesve të Ukrainës dhe Turqisë. Pas kësaj do të mbahet një takim i zgjeruar i Ukrainës, Turqisë, OKB-së dhe Rusisë për të diskutuar çështjen e korridoret detare për eksportin e grurit”, ka shkruar Jermak në Twitter. /Nacionale/
A round of negotiations on navigation in the Black Sea will be held tomorrow in Istanbul. A meeting of 🇺🇦 and 🇹🇷 representatives is planned. After that, there will be an extended meeting. 🇺🇦, 🇹🇷, the UN, and Russia to discuss the issue of sea corridors for the export of grain.
— Andriy Yermak (@AndriyYermak) July 12, 2022