Në spitalet e Gazës u dërguan 110 trupa të pajetë gjatë natës së kaluar, pritet rritje e numrit - NACIONALE

Në spitalet e Gazës u dërguan 110 trupa të pajetë gjatë natës së kaluar, pritet rritje e numrit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Spitalet në Gaza pranuan 110 trupa nga zona të ndryshe të jugut të enklavës gjatë natës së të martës, i tha televizionit CNN Dr. Mohammad Zaqout.

Drejtori i spitaleve tha se 40 trupa u pranuan në spitalin “Al Nasser”, ndërsa 60 viktima të sulmeve ajrore në Rafah u pranuan në spitalin “Najar”. Ai shtoi se dhjetë trupa të tjerë ishin dërguar në spitalin evropian.

Mjeku tha se në mesin e trupave kishte kufoma të nxjerra nga ekipet e shpëtimit nga rrënojat e shtëpive, raporton televizioni CNN.

“Ka shumë të tjerë nën rrënoja, përpos pjesëve të trupave që ne nuk mund t’i identifikojmë. Mbajeni në mend se në këto shtëpi kishte familje të strehuara që kishin ikur nga veriu i Gazës… dhe u strehuan me anëtarë të familjes ose me njerëz që i njohin”- shtoi ai.

Vetëm në një shtëpi ndodheshin 150 njerëz dhe mjeku tha se pret që numri i të vdekurve “të rritet në masë të konsiderueshme”.

Dr. Zaqout tha se 12 persona ndodheshin nën kujdes intensiv, se kishin “vdekje truri” dhe se mund të vdesin së shpejti, sepse gjendja e tyre ishte kritike.

“Të lënduar janë me dhjetëra, gjithashtu, dhe ne ende nuk kemi numër të saktë të të vdekurve e të lënduarve”- shtoi ai.

Ushtria izraelite u ka thënë 1,1 milion njerëzve që të largohen nga zonat me banim të dendur në veri të Gazës dhe të vendosen në jug të enklavës.

Lajme të ngjashme