Gaza raporton për të paktën 49 të vrarë nga sulmet izraelite natën - NACIONALE

Gaza raporton për të paktën 49 të vrarë nga sulmet izraelite natën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Brendshme në Gaza tha të martën se të paktën 49 palestinezë u vranë gjatë një sulmi izraelit natën.

Sipas deklaratës së cituar nga agjencia “Reuters”, nga ky sulm u goditën shtëpi në Khan Younis dhe Rafah, përcjell gazeta “The Guardian”.

Megjithatë, gazeta thekson se pretendimi i kësaj ministrie nuk është vërtetuar në mënyrë të pavarur.

Sipas një zëdhënësi të ushtrisë izraelite, 600 mijë banorë të Gazës janë evakuuar nga qyteti Gaza pas paralajmërimit të së premtes nga ushtria izraelite.

Sidoqoftë, zëdhënësi Jonathan Conricus tha se 100 mijë njerëz të tjerë nuk ishin larguar ende.

Kur u pyet nëse vizita e presidentit amerikan, Joe Biden, në Izrael do t’i shtyjë operacionet tokësore, Conricusi tha se ai nuk e di këtë, por nuk mendon se kjo do të ndodhë.

Në anën tjetër, Hamasi ka kërkuar që gjashtë mijë të burgosur, gra e burra, të lirohen nga burgjet izraelite në këmbim të lirimit të pengjeve që ky grup i mori gjatë sulmit më 7 tetor.

Në mesin e pengjeve ka “oficerë të rangut të lartë” të ushtrisë izraelite, sipas shefit të zyrës së diasporës në grupin e Hamasit, Khaled Meshaal.

Lajme të ngjashme