Musk u premtoi ukrainasve: Do të vazhdoj t'ju paguaj Starlink
Një zyrtar i lartë ukrainas njoftoi sot se Elon Musk, pronari dhe themeluesi i SpaceX, i ka dhënë garanci Ukrainës se do të vazhdojë të paguajë për aksesin në Starlink, një rrjet kyç satelitësh që i lejon Kievit të komunikojë në vijat e para, por edhe u shërben nevojave humanitare.
Mykhailo Fedorov, zëvendëskryeministër i Ukrainës, i tha AP sot: "Elon Musk më tha personalisht se ai do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe të ofrojë shërbimin Starlink në Ukrainë."
Dyshimet u shfaqën muajin e kaluar pas njoftimit të Musk
"Deri më tani, nuk ka probleme me Starlink," shtoi Fedorov.
Muajin e kaluar, le të kujtojmë, u ngritën dyshime nëse Musk do të vazhdonte të ofronte shërbimin Starlink në Ukrainë. Njeriu më i pasur në botë njoftoi në Twitter se shërbimi Starlink i kushton kompanisë së tij SpaceX 20 milionë dollarë në muaj.
Rrjeti satelitor Starlink ofron internet me brez të gjerë edhe në kushtet më sfiduese - nga zonat rurale në zonat aktive të luftës, gjë që e ndihmoi shumë Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër agresionit rus. /Nacionale/