Momenti i arritjes së Mbretit Charles III në Pallatin Buckingham - NACIONALE

Momenti i arritjes së Mbretit Charles III në Pallatin Buckingham

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Mbreti Charles III i shoqëruar nga gruaja e tij Camilla, ka hyrë për herë të parë në Pallatin Buckingham si Mbret, ku është është pritur me brohoritje nga turma e njerëzve të mbledhur jashtë pallatit.

Sipas BBC-së, Mbreti Charles III që ka marrë titullin më pak se 24 orë më parë, pritet të realizojë një takim me kryeministren e re Liz Truss, e cila ka qenë kryeministre për rreth 72 orë tani.

Duket se ky moment është i madh në historinë britanike, kur për shumë pak kohë po bëhet ndryshimi i udhëheqjes politike dhe ndryshimi i kreut të shtetit.

BBC shkruan se nuk ka dyshim se gjërat do të jenë ndryshe. Mbretëresha u bë monarke në një moshë kaq të re, ndërsa mbreti Charles ishte i pari në vijën e fronit për dekada dhe ka folur shumë publikisht për pikëpamjet e tij.

E gjatë hyrjes së Mbretit Charles III në pallat, u degjuan thirrje të shumta “Rroftë Mbreti”.

Ngrohtësia e pritjes për të jashtë Pallatit të Buckinghamit dukej se ishte reciproke teksa ai shkoi për të përshëndetur disa nga turma e dashamirësve.

Kujtojmë se edhe gjatë vizitave të mëparshme, Charles ishte bërë një figurë mjaft e dashur për njerëzit.

Ai ka pasur gjithmonë një anë mjaft serioze të karakterit të tij, me një ndjenjë të natyrshme rezervë, por me kalimin e viteve duket se është bërë një figurë më e ngrohtë.

Ardhja e Mbretit në Londër paralajmëron fillimin e disa ditëve të vështira në vazhdim. Ai ka humbur nënën e tij, por në të njëjtën kohë po shtyhet të përballet me publikun, personalisht dhe në TV.

Lajme të ngjashme