Mikroplastika gjendet për herë të parë thellë brenda mushkërive të njeriut
Ndotja mikroplastike është zbuluar e depozituar thellë në mushkëri të njerëzve të gjallë për herë të parë. Thërmijat u gjetën në gati krejt mostrat e analizuara.
Shkencëtarët thanë që ndotja mikroplastike ishte tanimë e kudondodhur në mbarë planetin, duke e lënë ekspozimin e njeriut të pashmangshëm dhe që nënkupton “shqetësim të rritur mbi rreziqet e mëdha” që i kanosen shëndetit, raporton The Guardian, përkthen Nacionalja.
Mostrat u morën nga indet e hequra të 13 pacientëve që po i nënshtroheshin operacioneve kirurgjike dhe mikroplastika u gjet në 11 raste.
Më e njohura thërmijë ishte polipropileni, e përdorur në paketiket e plastikës dhe tubave. Në dy studime të mëparshme ishte gjetur mikroplastike në shkallë po aq të larta në indet e mushkërive të marra pas autopsive.
Dihej që njerëzit tashmë merrnin thërmija të vogla mikroplastike nga frymimi, ngrënja apo edhe ushqimi. Punëtorët e ekspozuar nga nivele të larta mikroplastike po ashtu është e ditur se kanë zhvilluar sëmundje të ndryshme.
Mikroplastikat janë detektuar në gjakun e njeriut për herë të parë në muajin mars. Kjo gjë tregoi se thërmijat në fjalë mund të udhëtojnë përmes trupit dhe të bëjnë strehën në organet tona. Impakti në shëndet është edhe më tej i panjohur plotësisht. Por, hulumtuesit janë të shqetësuar se mikroplastika ka dëmtuar qelizat e njeriut në laboratorë dhe thërmijat e ajrit të ndotur tashmë dihet se futen në trup dhe shkaktojnë miliona vdekje të parakohshme në vit.
“Nuk kemi pritur se do të gjenim numrin më të lartë të thërmijave në pjesët më të ulëta të mushkërive, apo thërmija të madhësive që gjetëm,” tha Laura Sadofsky, autore në këtë studim.
“Është befasuese pasi rrugët e frymëmarrjes janë më të vogla në pjesët e ulëta të mushkërive dhe prisnim që thërmijat e atyre madhësive të mbeteshin jashtë apo të ngujoheshin para se të shkonin aq thellë,”
“Këto të dhëna na ofrojnë një avancim të rëndësishëm në fushën e ajrit të ndotur, mikroplastikës dhe shëndetit të njeriut,” tha ajo.
Informacioni mund të përdoret për të krijuar kushte reale për eksperimentime laboratorike që të kuptohet më mirë impakti në shëndet.
Në këtë studim analizoheshin thërmijat e vogla prej 0.003 milimetrash në madhësi për identifikimin e llojit të plastikës në të cilat ishte përdorur spektroskopi.
Në një studim në vitin 2021 në Brazil u get mikroplastikë në 13 prej 20 njerëzve të analizuar.
Polietileni – i përdorur në çanta plastike – kishte qenë thërmija më e zakontë.
Sasi të mëdha të plastikës janë hedhur në ambient, dhe mikroplastika mund të kontaminojë krejt planetit, prej majes së Mount Everestit e deri te oqeanet më të thella.
Mikroplastika është gjetur në placentat e grave shtatzëna dhe në minjtë shtatzënë.
Në një hulumtim të fundit ku vlerësohej rreziku nga kanceri konkludohej se hulumtime më të detajuara për dëmet që shkaktonte në strukturat dhe proceset e trupit njerëzor mikroplastika dhe nanoplastika duheshin urgjentisht.