Medvedev kërcënon Perëndimin: Dita e Gjykimit do të vijë shumë shpejt
Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka paralajmëruar se Ukraina dhe Perëndimi do të përballen me një përgjigje të 'Ditës së Gjykimit' nëse përpiqen të kundërshtojnë ushtarakisht kontrollin e Rusisë mbi Krimenë.
Refuzimi i Ukrainës dhe fuqive perëndimore për të njohur pronësinë e Moskës mbi gadishullin përbën një 'kërcënim sistemik' për Rusinë, tha ish-presidenti rus, përpara se të deklaronte se Kremlini do të kundërpërgjigjet me forcën maksimale nëse territori sulmohet.
“Dita e Gjykimit vjen shumë shpejt dhe vështirë. Do të jetë shumë e vështirë për t'u fshehur”, ka thënë ai sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.
Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014, pasi një president pro-Moskës në Kiev u rrëzua mes protestave masive në rrugë.
Më pas, Kremlini mbështeti gjithashtu separatistët e armatosur pro-rusë në rajonin e Donbasit të Ukrainës lindore.
Komentet e Medvedev u transmetuan një ditë pasi një zyrtar ukrainas sugjeroi se Krimea mund të ishte një objektiv i raketave të sistemeve raketore të artilerisë së lartë të lëvizshmërisë së ShBA-së (HIMARS), të përdorura së fundmi nga Kievi me efekt të madh ndërsa forcat e armatosura ukrainase vazhdojnë të luftojnë trupat e Putinit.
Ndërkohë, agjencia e lajmeve Interfax ditën e dielë ka cituar Medvedev - i cili tani shërben si zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurimit Rus - t'u ketë thënë veteranëve të Luftës së Dytë Botërore: "Nëse ndonjë shtet tjetër, qoftë Ukraina apo vendet e NATO-s, beson se Krimea nuk është ruse, atëherë ky është një kërcënim sistematik për ne.
Ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë dhe i qartë, veçanërisht duke pasur parasysh atë që ka ndodhur me Krimenë. Krimea iu kthye Rusisë."
Medvedev nuk shtjelloi komentet e tij, por ka përdorur më parë taktikën e testuar të Moskës për goditjet bërthamore, duke paralajmëruar ShBA-në dhe vendet e tjera perëndimore për rreziqet e përpjekjes për të ndëshkuar një fuqi bërthamore.
Ndërsa, ditën e djeshme presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka dënuar komentet e Medvedevit duke thënë se ishte Rusia ajo që përfundimisht do të përballet me Ditën e Gjykimit, "jo në kuptimin figurativ, jo si fjalë me zë të lartë, por fjalë për fjalë".
Medvedev ka shërbyer katër vjet si president rus nga 2008-2012, por ka dyshime se ai ka operuar si një kukull ndërsa në thelb qeveria drejtohej nga Putini, i cili atëkohë zinte postin e Kryeministrit.
Ish-presidenti ka thënë më parë se forcat ruse do të vazhdojnë të luftojnë derisa të përmbushin qëllimin e tyre të deklaruar për 'denazifikim' dhe 'çmilitarizimin' e Ukrainës.
Ai po ashtu ka parashikuar se konflikti "pa dyshim do të çonte në rënien e regjimit ekzistues në Kiev".
E komentet e Medvedevit për Ditën e Gjykimit erdhën një ditë pasi Vadym Skibitskyi, një zyrtar i inteligjencës ushtarake ukrainase, u pyet nëse raketat HIMARS të prodhuara nga ShBA mund të përdoren në objektiva në Krime.
Kujtojmë se, Krimea ka një rëndësi të veçantë strategjike për Rusinë pasi përfshin selinë e flotës së saj të Detit të Zi në Sevastopol.


