Mbi 40 trupa të vdekur u gjetën në plazh, konfirmohet tragjedia e emigrantëve në Itali
Më shumë se 40 emigrantë, përfshirë edhe një foshnjë, kanë vdekur ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbijetuar mbytjen e një varke të mbingarkuar në det.
Kjo anije raportohet se u thye pasi u provua të ngarkohej me më shumë se 100 njerëz të huaj afër bregut të Krotones në rajonin e Kalabrias.
Shumë trupa janë gjetur në plazhin e detit.
Shumë njerëz që ikin nga konfliktet apo varfëria arrijnë në Itali nga Afrika për çdo vit.
“Deri tash, 80 njerëz janë gjetur të gjallë, përfshirë disa që ia dolën të dilnin në breg pas fundosjes,” – thuhej në një deklaratë të forcave bregdetare italiane.

“43 trupa u gjetën përgjatë vijës bregdetare,” – shtohet në deklaratë, raporton BBC.
Ende nuk dihet se prej cilit vend kishte udhëtuar kjo vargë por agjencitë mediale lokale po raportojnë se të huajt ishin nga Irani, Iraku, Siria, Afganistani, Pakistani dhe Somalia.
Varka u mbyt pasi u përplas me gurë përgjatë motit të vështirë, ka raportuar agjencia e lajmeve Adnkronos.
Autoritetet italiane tashmë e kanë nisur një operacion kërkim-shpëtimi në tokë dhe në det.
“Nuk ka pasur asnjëherë tragjedi të tillë,” – ka thënë kryetari i Crutos, Antonio Ceraso për Rai News.
Edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka shprehur “pikëlllim të thellë” për incidentin, duke i fajësuar për këto vdekje trafikantët.
“Është çnjerëzore të këmbehen jetërat e burrave, grave dhe fëmijëve për çmimin e një ‘bilete’ që paguajnë me premtimin e rremë për një udhëtim të sigurt,” – u shpreh ajo.