Lula arrin ta fitojë garën ndaj radikalit Bolsonaro në zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Brazilit - NACIONALE

Lula arrin ta fitojë garën ndaj radikalit Bolsonaro në zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Brazilit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish presidenti i majtë i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, ka arritur një rikthim të jashtëzakonshëm politik, duke e mundur presidentin aktual të së djathtës ektreme Jair Bolsonaron në një prej zgjedhjeve më domethënëse në historinë e këtij vendi.

Me 99.97 për qind të votave të numëruara, Solva, një ish punëtor fabrike që u bë i pari president i Brazilit i klasës punëtore saktësisht njëzet vjet më parë, arriti të merrte 50.9 për qind të votave, kundër Bolsonaros që i mori 49.10 për qind, raporton The Guardian.

Duke iu adresuar gazetarëve në një hotel në Sao Paulo, Lula u zotua të ribashkonte vendin e tij pas një gare helmuese për pushtet që e kishte përçarë njërën prej demokracive më të mëdha në botë.

“Do të jetojmë kohëra tjera në paqe, dashuri e shpresë,” – tha 77 vjeçari, që ishte margjinalizuar pas fitores së Bolsonaros në vitin 2018. Ai kishte përfunduar madje edhe në burg nën akuza për korrupsion, që më vonë kishin rënë poshtë.

“Do t’i qeveris 215 milionë brazilianë... dhe jo vetëm ata që votuan për mua. Nuk ka dy Brazilë. Ne jemi një shtet, një popull – një komb i madh,” - tha ai.

“Nuk është në interesin e askujt të jetojë në një shtet që është i ndarë dhe në një gjendje konstante të luftës.”

Pak rrugë larg hotelit, në sheshin Paulista, mbështetësit e zjarrtë të Lulas u mblodhën për ta festuar fitoren e tij dhe për rënien e një presidenti radikal të së djathtës që kishte prodhuar një tragjedi mjedisore.

Duhet të kujtojmë se gjatë mandatit të tij, Lula kishte qenë presidenti më popullor në botë me një vlerësim prej 90 për qind. Kjo ishte vlerësuar edhe nga ish presidenti amerikan, Barack Obama.

Lula së fundi u urua edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që u shpreh se shpresonte të rriste bashkëpunimin mes dy vendeve.

Lajmi për Lulan është veçanërisht pozitiv për mbarë botën për shkak të shpyllëzimeve masive që kanë ndodhur në Amazonë gjatë mandatit të Bolsonaros – dhe e cila ishte parë si një katastrofë nga aktivistë ambientalistë.

77 vjeçari Lula në anën tjetër kishte pasur karrierë të suksesshme edhe si sindikalist, pasi kishte punuar në Villares Metals. Ai ishte zgjedhur më 1975 dhe rizgjedhur më 1978 si president i Sindikatës së Çelikpunuesve të Sao Bernardo do Campo dhe Diadema. Të dyja këto qytete janë prej më të industrializuarave në Brazil, me kompani të mëdha së Ford, Volkswagen, Toyota, Mercedes-Benz që ndodhen aty.

Lajme të ngjashme