“Lufta” për Tik Tok-un: Kina ankohet se ShBA-ja po e “kërcënon” me ndalim të rrjetit social nëse nuk e shet - NACIONALE

“Lufta” për Tik Tok-un: Kina ankohet se ShBA-ja po e “kërcënon” me ndalim të rrjetit social nëse nuk e shet

1 vit më parë

nga Ida Ademi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se Tik-Tok duhet të shitet ose përndryshe do të përballet me një ndalim të mundshëm ne vend, raporton BBC. Tik-Tok, që është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze “ByteDance, akuzohet se paraqet një rrezik për sigurinë kombëtare përmes të dhënave të mbledhura nga miliona përdorues.

Një kërkesë për një ndryshim në pronësi, e raportuar fillimisht në Ëall Street Journal (ËSJ), u konfirmua për BBC nga TikTok-u.

Kompania tha se një shitje e detyruar nuk do të ndryshonte rrjedhën e të dhënave ose qasjen e saj. Shtëpia e Bardhë nuk i është përgjigjur ende një kërkese të BBC Neës për koment. Për vite me radhë zyrtarët amerikanë kanë ngritur shqetësime se të dhënat nga aplikacioni popullor mund të bien në duart e qeverisë kineze, raporton Nacionale.

Sipas ËSJ, administrata e presidentit amerikan Joe Biden dëshiron që ByteDance të heqë dorë nga TikTok për të krijuar një shkëputje të qartë nga Kina.

Një zëdhënës i TikTok tha se nuk e kundërshtoi raportimin e ËSJ dhe konfirmoi se ishte kontaktuar nga CFIUS.

Megjithatë, zëdhënësi tha se raportimi ishte i mbivlerësuar dhe nuk ishte e qartë se çfarë do të thotë "shpërndarje" në praktikë.

"Nëse mbrojtja e sigurisë kombëtare është objektivi, investimi nuk e zgjidh problemin: një ndryshim në pronësi nuk do të impononte ndonjë kufizim të ri në rrjedhën e të dhënave ose aksesin," tha zëdhënësi.

TikTok grumbullon sasi te mëdha te dhënash tek perdorusit e tij, ngjashëm me instagramin dhe tëitter, ku prej secilit mundë te marrë te dhëna biometrike nga përdoruesit dhe ka qasje në të dhënat e vendodhjes.Frika është se informacionet e te dhënave mund ti kalojnë qeverise Kineze.

Ndersa TikTok thoë se ka pndërmarrë një përpjekje për të zhvendosur të gjitha të dhënat me bazë ne SHBA,si një nisme që e quan “Project Texas” dhe qe po vazhdon te ecë përpara më atë plan. Tha kompania për BBC Neës.

TikTok vazhdon të jetë pjesë e hetimeve nga autoritetet kanadeze të privatësisë,po ashtu SHBA e ka me legjislancionin e ri e ka te ndaluar të përdoret në pajisjet federale, i cili po ashtu me autoritetin e presditentin mund të zgjerojë ndalimin e TikTok në mbarë vendin.Përveq qeveritareve të SHBA TikTok është i ndaluar ne telefonat e Kanadas dhe BE.

Lajme të ngjashme