“Do të rrjedh i lirë përgjithmonë”: A e fitoi Leonardo DiCaprio “luftën” me Shqipërinë rreth lumit Vjosa? - NACIONALE

“Do të rrjedh i lirë përgjithmonë”: A e fitoi Leonardo DiCaprio “luftën” me Shqipërinë rreth lumit Vjosa?

1 vit më parë

nga Ida Ademi

Lumi Vjosa vazhdon të jetë në vëmendjen e Leonardo DiCaprios, aktorit jashtëzakonisht të popullarizuar të Holywood-it. Muaj më parë, di Caprio kishte reaguar pas një vendimi të Qeverisë së Shqipërisë, që drejtohet nga kryeministri Edi Rama, rreth shpyllëzimit të hapësirës rreth lumit Vjosa.

E së fundmi, DiCaprio ka shkruar rreth parkut kombëtar të lumit Vjosa, duke theksuar se lumi do të rrjedh natyrshëm përgjithmonë.

“Historike dita e sotme! Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërive civile dhe bizneseve ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë. Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Tani është një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit. Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme.” – shkroi Di Caprio.

Kujtojmë që në vitin 2022, aktori i njohur kishte publikuar një video në lidhje me këtë çështje.

“Qeveria e Shqipërisë është një hap pranë shpalljes së Parkut të parë Kombëtar të lumit të egër në Europë, pasi së fundmi ka partneritet me Patagonia për të mbrojtur lumin Vjosa – një përpjekje që përfshin fushatën #SavetheBlueHeartofEurope. Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Europë. Lumi dhe degët e tij rrjedhin të pazbutur nga burimi në det, duke krijuar një ekosistem të biodiversitetit që mbulon mbi 300 km. Ajo është shtëpia e 1,100 llojeve të kafshëve, duke përfshirë 13 kafshë të kërcënuara globalisht dhe dy specie bimore.” - shkruante Leonardo di Caprio.

Pas këtij reagimi, Rama e kishte takuar di Caprion në një konferencë ndërkombëtare, duke e postuar një fotografi me të.

“Kur je komshi me Leonardo Di Caprion dhe të lidh mbrojtja e Vjosës” – shkruante Rama në Instagramin e tij.

Lajme të ngjashme