Fundjavë ndryshe: Këta janë 5 filmat erotikë që Nacionale jua sugjeron - NACIONALE

Fundjavë ndryshe: Këta janë 5 filmat erotikë që Nacionale jua sugjeron

1 vit më parë

nga Ida Ademi

Fundjava po afrohet. Sigurisht, secili nga ne i ka mënyrat e zbavitjes me të cilat e kalon kohën e lirë.
Leximi, ecja në mal, peshkimi e të ngjashme janë disa nga variacionet e zbavitjes. Por ky artikull u
dedikohet njerëzve që adhurojnë filmat.


Pra, për ju njerëz që pëlqeni të kaloni kohën e fundjavës nën shoqërimin e filmave në një natë pa më të
nxehtë me të dashuren/in, atëherë kjo është lista e 5 filmave erotikë:


1. Love (2015) – është nje film i zhanrit dramë e romancë nga regjisori i njofur Gaspar Noe.
Filmi flet për një djalosh amerikan me emrin Murphy, i cili jeton në Paris dhe hy në një marrëdhënie
emocionale seksuale me Electran. Gjatë lidhjes së tyre toksike, atyre iu bashkohet dhe fqinja Omi,e cila
ngelet shtatëzënë me Murphyn, pa dijeninë e Electras. Kjo shtatëzëni e paplanifikuar shkatërron dhe
lidhjen mes Murphyt dhe Electres. Një film që ia vlen të shikohet, nëse jeni fansa të dramës e romancës.
Filmi në fjalë për herë të parë është shfaqur në vitin 2015 në Cannes Film Festival, në formën 3D dhe
ishte i nominuar në zhanrin “Queer Palm”.

https://www.youtube.com/watch?...


2. Belle de Jour (1967) – Një film i vjetër, që u prodhua nën regjinë e Luis Bunuel. Megjithatë, filmi është
një dramë psikologjike e arrirë, që bazohet në novelen e vitit 1928 “Belle de Jour”, që për autor ka
Joseph Kessel.
Fabula e filmit qendërzohet në jetën e një gruaje të martuar, e cila gjatë kohës që burri i saj është në
punë, ajo punon si një eskortë, duke u përfshirë në një marrëdhënie me një kriminel, i cili i plotëson
fantazinë seksuale dhe atë emocionale. Por pas një periudhe kohore, ai e kërcënon që do t’i tregojë
burrit të saj për jetën seksuale e marrëdhënien e tyre.

https://www.youtube.com/watch?...


3. Secretary (2002) – Një vajzë e rë, e sapo dalur nga rehabilitimi, punësohet si sekretare në një zyrë
avokature, ku aty perfshihet në marrëdhënie me një avokat dominant që kryen marrëdhënie seksuale e
sadomazokiste. Filmi është i bazuar në një storie të shkurtër, me emrin e njëjtë nga Mary Gaitskill në
vitin 1988, e që ishte dirigjuar nga regjisori Steven Shainberg, e që ishte me zhanër erotic, romandik,
komedi e dramë.

https://www.youtube.com/watch?...


4. The Lover (1992) – Film Francez me regji të Jean Jacques Annaud është një film romantik/dramë
e bazuar në novelen gjysmë auto-biografike të Marguerite Duras. Filmi tregon lidhjen e paligjshme të
një vajze franceze adoleshente dhe të një burri të pasur kinez në Indokinën Franceze të vitit 1929. Filmi
kori suksese të konsiderueshme në Francë dhe mori shumë vlerisme pozitive në Evropë.

https://www.youtube.com/watch?...


5. Henry& June – Dhe filmi i fundit për këtë fundjavë është një biografi me regji të Philip Kaufman.
I titulluar “Henry&June”, filmi është një dramë e bazuar në librin e botuar pas vdekjes së Anais Nin me të
njëjtin emër, që tregon historinë e marrëdhënies mes Nin dhe Henry Miller, me gruan e tij June.

https://www.youtube.com/watch?...

Lajme të ngjashme