Liderët e BE-së në Kiev, flitet për anëtarësimin e Ukrainës në bllok e sanksionet ruse - NACIONALE

Liderët e BE-së në Kiev, flitet për anëtarësimin e Ukrainës në bllok e sanksionet ruse

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen kanë realizuar sot një konferencë të përbashkët me presidentin ukrainas, Volodomyr Zelensky në Kiev.

Ndërsa, Ukraina tashmë ka marrë statusin e kandidatit për në BE, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka thënë se nuk ka afate të ngurta kohore se kur Ukraina mund të anëtarësohet në, megjithatë ajo ka përmendur disa synime që Kievi duhet t’i arrijë. Ndërkohë, shefi i BE-se, Charles Michel tha se BE-ja do të mbështesë Ukrainën në çdo mënyrë që të mundet.

Më tej, duke folur për gazetarët, Von der Leyen njoftoi se paketa e ardhshme e sanksioneve të BE-së do të synonte teknologjinë e gjetur në raketat dhe dronët rusë, me presidentin ukrainas që bëri i bëri thirrje BE-së të sigurojë se Rusia nuk do të mund të rindërtojë aftësitë e saj ushtarake,

Lidhur me nihmën financiare, Michel tha se 18 miliardë euro për Ukrainën tashmë ishin planifikuar për vitin 2023, ndërsa vetëm pak më herët, nënpresidenti i Komisionit të BE-së Josep Borrell konfirmoi një paketë prej 25 milionë eurosh për çminimin humanitar në Ukrainë.

Lajme të ngjashme