Putin nga Volgogradi: Rusia po kërcënohet nga tanket gjermane, si në Luftën e Dytë Botërore
Duke shënuar 80 vjetorin e fitores sovjetike ndaj forcave naziste në Volgograd, dikur Stalingrad, presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Rusia po kërcënohet nga tanket gjermane, ashtu siç kishte ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Është e pabesueshme por e vërtetë. Ne jemi përsëri të kërcënuar nga tanket gjermane Leopard,”- ka thënë Putin, ndërsa ka shtuar se Rusia kishte një “përgjigje” ndaj çdo vendi që e kërcënonte.
Kujtojmë se, kancelari Olaf Scholz njoftoi për dërgimin e tankeve luftarake Leopard 2 në Ukrainë javën e kaluar, pas intensifikimit të presionit ndërkombëtar të udhëhequr nga ShBA-të, Polonia dhe një bllok vendesh të tjera evropiane që i bënë thirrje Berlinit të rrisë mbështetjen ushtarake për Ukrainën.
Tanke në Ukrainë, kanë premtuar të dërgojnë edhe ShBA-të, Britania e Madhe, Polonia, Kanadaja, Franca, Norvegjia, Holanda e Spanja. Pritet që në total numri i tankeve moderne që do të arrijë në Ukrainë do të jetë 100.
Ndërkohë, Ukrainë ka nisur kërkesat edhe për avionë luftarakë F-16, megjithatë deri më tani nuk ka marrë një përgjigje pozitive nga Perëndimi.
Sai përket vizitës së Putin në Volgograd, ai ka vendosur lule në memorialin Mamayev Kurgan dhe ka bërë homazhe në kujtim të ushtarëve të rënë sovjetik.
Ai është parë në limuzinën e tij zyrtare të blinduar Aurus, e cila sipas DailyMail, shoqërohej nga 25 automjete të tjera.

