Gjermania autorizon prodhuesit të nisin tanket Leopard 1 në Ukrainë
Qeveria gjermane ka autorizuar prodhuesit të dërgojnë tanke luftarake Leopard 1 në Ukrainë, duke filluar procesin e dërgimit të automjeteve të blinduara sulmuese në Kiev dhe duke forcuar përpjekjet ushtarake kundër pushtimit rus.
"Unë mund të konfirmoj se është lëshuar një licencë eksporti,"- ka thënë të premten zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit. Megjithatë, ai nuk ka pranuar të komentojë mbi numrin e tankeve që do të eksportoheshin.
Leopard 1 kishte qenë në shërbim që nga vitet 1960 derisa ishte heq nga përdorimi në vitin 2003 dhe sipas zëdhënësit të forcave të armatosura të Gjermanisë, Arne Collatz, nuk ka të njejtën qëndrueshmëri si Leopard 2 në fushën e betejës.
Kujtojmë se, pas një presioni të gjatë nga aleatët e NATO-s, Gjermania më në fund ka pranuar që të dërgojë 14 tanke Leopard 2 në Ukrainë – një lëvizje që Kievi pret të ndryshojë lojën në fushën e betejës.
Vendimi i Gjermanisë e ShBA-së shënon një moment madhor të luftës gati 1-vjeçare Rusi-Ukrainë.
