Gjermania konfirmon se do të dërgojë tanke “Leopard 2” në Ukrainë
Qeveria gjermane ka konfirmuar se kancelari Olaf Scholz ka marrë vendim për të dërguar 14 tanke “Leopard 2” në Ukrainë gjatë një takimi të kabinetit të mërkurën në mëngjes.
Gjermania do t’i lejojë edhe vendet e tjera që të dërgojnë tanke të prodhimit gjerman në Ukrainë.
“Ky vendim e ndjek linjën tonë të mirënjohur të përkrahjes së Ukrainës sipas aftësive tona më të mira. Po veprojmë në mënyrë të bashkërenduar ngushtë në rrafshin ndërkombëtar”- tha kancelari Scholz në një deklaratë.
Në deklaratë thuhet se trajnimi i ushtarëve ukrainas në Gjermani do të fillojë së shpejti dhe se autoritetet gjermane do të ofrojnë edhe logjistikë dhe municion.

