Kryeministri portugez jep shembull: Ministri dyshohet për korrupsion, shefi i tij jep dorëheqje - NACIONALE

Kryeministri portugez jep shembull: Ministri dyshohet për korrupsion, shefi i tij jep dorëheqje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa, dha dorëheqje të martën, pasi qeveria e tij u përfshi në një hetim të gjerë korrupsioni, duke shkaktuar shok politikën zakonisht të qetë të këtij shteti të BE-së.

Udhëheqës i Partisë Socialiste nga viti 2015, 62-vjeçari Costa pretendoi se personalisht është i pafajshëm, por tha në një fjalim në televizion tha: “Në këto rrethana, pa dyshim, unë ia kam paraqitur dorëheqjen time presidentit të republikës.”

Njoftimi i tij erdhi disa orë pas arrestimit të shefit të stafit të kabinetit nga policia, ndërsa disa ndërtesa publike e prona të tjera u bastisën si pjesë e këtij hetimi, raporton agjencia “Associated Press”.

Zyra e Prokurorit të Shtetit tha se Gjykata Supreme ishte duke i ekzaminuar “përdorimin e emrit të kryeministrit nga të dyshuarit dhe përfshirjen e tij” gjatë kryerjes së veprave të ndaluara të pretenduara. Në njoftim thuhet se në mesin e të dyshuarve janë edhe ministri i Infrastrukturës, Joao Galamba, dhe drejtori i një agjencie mjedisore.

Costa u përlot gjatë fjalimit, përderisa e falënderoi familjen e vet për mbështetjen.

“Unë i besoj plotësisht sistemit të drejtësisë. Dua t’u them portugezëve sy më sy se asnjë akt i paligjshëm ose madje as i qortueshëm nuk peshon mbi ndërgjegjen time”- tha ai, duke shtuar se pranon që “nuk është mbi ligjin”.

“Dinjiteti i zyrës së kryeministrit nuk është i pajtueshëm me asnjë dyshim ndaj integritetit të tij, sjellës së mirë e aq më pak me ndonjë dyshim se është kryer ndonjë akt kriminal”- shtoi Costa.

Një gjykatës hetues kishte lëshuar fletarrestime për Vitor Escaria-n, shef i stafit të kabinetit, për kryetarin e qytezës Sines dhe për tre të tjerë për shkak të rrezikut për t’u larguar nga vendi dhe për t’i mbrojtur provat, thuhet në një deklaratë të Zyrës së Prokurorit.

Lajme të ngjashme