Kryeministri indian drejtuar Putinit: Nuk është koha për luftë. Putin: Dua të përfundojë shpejt, por... - NACIONALE

Kryeministri indian drejtuar Putinit: Nuk është koha për luftë. Putin: Dua të përfundojë shpejt, por...

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Kryeministri indian Narendra Modi i tha sot presidentit rus Vladimir Putin se tani nuk është koha për luftë, duke pasur parasysh faktin se furnizimi me ushqime, plehra dhe energji është një shqetësim i gjithë botës, raporton Reuters.

"Unë e di se nuk është koha për luftë. Ne folëm për këtë në telefon sot", i tha Modi Putinit në margjinat e një samiti të sigurisë që po mbahet në Uzbekistan.

Putin: Edhe unë dua që të përfundojë sa më shpejt, por ukrainasit...

Siç raporton Guardian, duke cituar një transkript të bisedës së transmetuar në televizionin indian, Putin i tha Modit se ai dëshiron që konflikti në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, por "ukrainasit duan të arrijnë qëllimet e tyre në vijën e parë". /Nacionale/

Lajme të ngjashme