Kina ka sanksionuar anëtarët e familjes së ngushtë të Nancy Pelosi - NACIONALE

Kina ka sanksionuar anëtarët e familjes së ngushtë të Nancy Pelosi

4 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Më herët raportuam se Kina vendosi sanksione ndaj Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi, për shkak të vizitës së saj në Tajvan. Kina tha se vizita ishte një "ndërhyrje e rëndë" në punët e saj të brendshme dhe një "shkelje" e parimit të një Kine.

Një deklaratë nga një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze shtoi se Pelosi dhe "anëtarët e saj të ngushtë të familjes" do të sanksionohen "në përputhje me ligjet përkatëse të Republikës Popullore të Kinës".

Kina: Po ndalojmë një sërë aktivitetesh me SHBA-në

Ministria e Punëve të Jashtme kineze, përveç njoftimit të mëparshëm se do të vendosë sanksione ndaj kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, pas vizitës së saj në Tajvan, njofton tërheqjen e bashkëpunimit të përbashkët me SHBA-në për një sërë çështjesh.

Reuters raporton se Kina përmend pezullimin e bisedimeve SHBA-Kinë për klimën, dialogun midis liderëve ushtarakë amerikanë dhe kinezë, bashkëpunimin ndërkufitar në luftën kundër krimit, mekanizmat e sigurisë detare dhe marrëdhëniet në imigracionin dhe politikën kundër drogës si fusha të aktivitetit që do të të ndalet.

SHBA thirri ambasadorin kinez

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, tha se SHBA-ja kishte thirrur ambasadorin e Kinës në Shtëpinë e Bardhë për të protestuar ndaj veprimeve ushtarake të Kinës.

Kirby tha se SHBA nuk dëshiron një krizë, por nuk do t'i ndalojë ato të veprojnë në detet dhe qiejt e Paqësorit perëndimor. Ai shtoi se zyrtarët ia kanë bërë të qartë ambasadorit se SHBA-të janë të gatshme për çdo gjë që Pekini vendos të bëjë.

"Ne nuk do të pengohemi të operojmë në detet dhe qiejt e Paqësorit perëndimor, në përputhje me ligjin ndërkombëtar, siç kemi bërë për dekada, dhe ne mbështesim Tajvanin dhe mbrojmë një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur", tha ai. /Nacionale/

Lajme të ngjashme