Kimi thotë se Koreja Veriore “e përkrah plotësisht operacionin e Rusisë në Ukrainë” - NACIONALE

Kimi thotë se Koreja Veriore “e përkrah plotësisht operacionin e Rusisë në Ukrainë”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Udhëheqësi i Koresë Veriore, Kim Jong Un, ka thënë se vendi i tij “e mbështet plotësisht operacionin e Rusisë në Ukrainë”. Këto komente i bëri gjatë vizitës së presidentit rus, Vladimir Putin, në Penjan.

Kimi gjithashtu tha se Koreja Veriore synon që ta fuqizojë “bashkëpunimin strategjik me Rusinë”, sipas raportimit të agjencisë ruse të lajmeve, “Interfax”, përcjell televizioni BBC.

Në anën tjetër, Putini e vlerësoi “miqësinë e vendosur” mes Rusisë dhe Koresë Veriore në fillim të bisedimeve me Kimin.

Më tej, presidenti rus e falënderoi Kimin për mbështetjen e politikës ruse. “Ne e çmojmë shumë përkrahjen tuaj të vazhdueshme dhe të palëkundur për politikën ruse, përfshirë në drejtimin ukrainas” – tha Putini në fillim të bisedimeve, sipas agjencisë RIA.

Udhëheqësi korean tha se dy vendet po hyjnë në një periudhë të “mirëqenies së re”, raporton agjencia RIA.

Presidenti rus përsëri e shfrytëzoi këtë vizitë për ta sulmuan ShBA-në dhe aleatët e saj, duke premtuar se do të luftojë kundër “politikës hegjemoniste dhe imperialiste”.

Agjencia RIA raporton se Putini e ka ftuar udhëheqësin e Koresë Veriore për vizitë në Moskë. Kimi e kishte vizituar Rusinë në shtator të vitit të kaluar, por nuk ishte në kryeqytet, vetëm në Lindjen e Largët.

Lajme të ngjashme