Kërkoi paqe në Ukrainë, Putini e mbyll gazetaren ruse në spital psikiatrik - NACIONALE

Kërkoi paqe në Ukrainë, Putini e mbyll gazetaren ruse në spital psikiatrik

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Gazetarja ruse Maria Ponomarenko e cila kishte shkruar në rrjete sociale se "njerëzit e arsyeshëm janë për paqen" është mbyllur në një spital psikiatrik siberian të epokës sovjetike.

Ponomarenko fillimisht ishte mbajtur në paraburgim e akuzuar për përhapjen e lajmeve “të rreme” në lidhje me “operacionion ushtarak special”.

Postimet e saj 'të rreme' në Telegram përfshinin gjithashtu komente kritike për bombardimin rus të teatrit në Mariupol ku kishte qindra civilë të strehuar.

E për shkak të këtyre postimeve që kundërshtojnë narrativën zyrtare ruse, ajo tani mund të përballet me dhjetë vjet burg ose mbyllje të pacaktuar në një institucion psikiatrik.

Për momentin, gazetarja është zhvendosur mijëra milje në Siberi dhe është mbyllur në spitalin psikiatrik të epokës sovjetike, ku do t’i nënshtrohet “vlerësimit”.

Ndërsa një shoqe e saj është shprehur se gazetares i janë ndaluar letrat apo takimet me të afërmit, duke shtuar se ajo ka të drejtë të shohë vetëm avokatin e saj.

Duke ndjekur rastin e armikut kryesor të Putinit, Mikhail Khodorkovsky - dikur njeriu më i pasur i Rusisë, i cili ishte burgosur për një dekadë për kundërshtimin e liderit të Kremlinit, rasti i Ponomarenko-s po cilësohet si një kthim në metodat sovjetike, me shtetin që përdorur 'psikiatri ndëshkuese për të heshtur disidencën politike'.

Lajme të ngjashme