Pro-rusët e dënuan me vdekje, ushtari britanik nis apelin dëshpërues kundër vendimit - NACIONALE

Pro-rusët e dënuan me vdekje, ushtari britanik nis apelin dëshpërues kundër vendimit

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Luftëtari britanik i kapur nga pro-rusët në Ukrainë, ka nisur një apel dëshpërues kundër dënimit të tij me vdekje.

Në apelin e tij, Aiden Aslin, 28 vjeç, ka argumentuar se ai nuk ishte një mercenar, por një anëtar i forcave të armatosura të Ukrainës, pasi edhe më parë kishte postuar një foto në rrjetet sociale, ku betohej se do të shërbente në ushtrinë ukrainase.

Apeli kundër dënimit të tij, u nis nga një avokat i shokut të tij luftëtar britanik Shaun Pinner, 48 vjeç, i cili po ashtu është dënuar me vdekje.

Të dy burrat janë dënuar me vdekje me pushkatim në një vendim muajin e kaluar pas një gjyqi të nxituar në të cilin nuk ishin paraqitur as dëshmitarët kryesorë.

Vëzhguesit e gjyqit kanë thënë se ka shumë pak gjasa që apeli i tyre të ketë sukses, duke i lënë luftëtarët në mëshirën e liderit pro-Putin, Denis Pushilin, cili tashmë ka thënë se nuk sheh ndonjë arsye për falje.

E me rastin e dhimbshëm të luftëtarëve britanikë, shpresa më e madhe për ta është një shkëmbimi i mundshëm me ushtarët rusë të burgosur në Ukrainë.

Kujtojmë se britanikët janë dënuar me vdekje së bashku me marokenin Brahim Saadoun për "veprimtari mercenare" duke luftuar për Ukrainën.

Lajme të ngjashme