Shembja e akullnajës në Itali: Kërkimet për të mbijetuar pengohen nga stuhitë - NACIONALE

Shembja e akullnajës në Itali: Kërkimet për të mbijetuar pengohen nga stuhitë

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Një ditë pas shembjes së një pjese të një akullnajeje alpine në Itali, kërkimet për dhjetëra alpinistë të zhdukur janë duke u penguar nga stuhitë e mëdha.

Kujtojmë se, në rënien e një orteku të madh nga shpembja e akullnajës Marmolada, mbetën të vdekur të paktën shtatë persona dhe u plagosën nëntë të tjerë.

Fillimisht, prokurori i Trentos Sandro Raimondi tha se 17 alpinistë besohej se ishin të zhdukur, por më vonë të hënën TV shtetëror Rai raportoi nga vendi i ngjarjes se numri i të pagjeturve kishte rënë në 15 pasi autoritetet ishin në gjendje të gjurmonin disa nga ata që dyshohej se ishin zhdukur.

Të hënën pasdite ishin identifikuar të paktën edhe katër trupa, të sjellë në një morg të improvizuar në një shesh patinazhi në Canazei, një qytet turistik në malet Dolomite.

Sipas medias shtetërore Rai, tre nga të identifikuarit ishin italianë, duke përfshirë një udhërrëfyes me përvojë alpine, i cili kishte dërguar një selfie të tij nga shpati pak para rënies së ortekut. Ndërsa, media njoftoi se një nga viktimat e tjera ishte nga Republika Çeke.

Ndërsa, sipas raportimeve të deritanishme të mediave, mes të zhdukurve ka italianë, tre rumunë, një me kombësi franceze, një nga Austria dhe katër nga Republika Çeke.

Ndërkohë, presidenti i Venetos, Luca Zaia, tha se disa nga ata që po ecnin në zonë të dielën u lidhën me litar ndërsa po ngjiteshin, por të hënën në mëngjes kushtet ishin shumë të rrezikshme për ekipet e shpëtimin me qen për të rifilluar kërkimin për të zhdukurit.

Është bërë e ditur po ashtu se në parkun e makinave të zonës, ishin gjashtëmbëdhjetë makina pronarët e të cilave janë duke u kërkuar nga autoritetet.

Por, ekipet e shpëtimit thanë se kushtet në rënie nga akullnaja, e cila ka qenë duke u shkrirë për dekada, ishin ende shumë të paqëndrueshme për të dërguar ekipe njerëzish dhe qensh për të gërmuar në tonelata mbetjesh.

Lajme të ngjashme