Kabineti nuk mund të kontaktojë më Lizz Truss, i ndryshon numrat e telefonit
Vazhdojnë debatet për kryëministren Lizz Truss, e cila duket se është në një pozitë jo të mirë, pasi shumë deputet I kanë kërkuar asaj që ajo të japë dorëheqeje, dhe kjo pas rritjes së presionit pas një mini-buxheti katastrofik në fund të shtatorit.
Tashmë gazetarja Isabel Oakeshott ka thënë se kabineti i kryeministres Lizz Truss nuk mund ta kontaktojë atë sepse ajo vazhdimisht I ndërron numrat e telefonave.
Ende nuk dihet se çfarë mund të ndodhë, por shumë deputet konservatorë tashmë kanë kërkuar dorëhqejen e saj, madje George Osborne tha sot se Liz Truss nuk ka gjasa të jetë ende në Doëning Street si kryeministre në Krishtlindje. /Nacionale/

