"Ka edhe me keq se Kosova", Japonia s'i ka rritur pagat që 32 vite - NACIONALE

"Ka edhe me keq se Kosova", Japonia s'i ka rritur pagat që 32 vite

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Sipas të dhënave nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) në vitin 2021, paga mesatare vjetore në Japoni ishte 39,711 dollarë, një rritje e papërfillshme nga 37,866 dollarë që ishte 30 vite më parë, pra në 1991.

Sipas këtyre të dhënave, Japonia, pjesë e G7-ës, është ekonomia e vetme ku pagat kanë qëndruar gati të njejta për 30 vitet e fundit. Do të thotë që punëtorët japonezë në 3 dekada kanë marrë vetëm 5% rritje, krahasur me një rritje prej 34% për dy ekonomitë e tjera të G7-ës, Gjermanisë e Francës.

Për këtë ngecje të pagave, ekspertët kanë përmendur një sërë arsyesh. Së pari, Japonia është përballur prej kohësh me të kundërtën e asaj që po përballet tani: çmimet e ulëta. Deflacioni në vend ka nisur në mesin e viteve 1990, për shkak se vendi ka ulur koston e importeve duke krijuar një shpërthim të aktiviteteve vendase.

"Për 20 vitet e fundit, në thelb, nuk ka pasur asnjë ndryshim në inflacionin e çmimeve të konsumit," – ka thënëtha Müge Adalet McGowan, ekonomiste e lartë për zyrën japoneze në OECD.

Ekspertët po ashtu thonë se pagat e Japonisë kanë pësuar edhe për shkak se ajo mbetet në një tjetër metrikë: normën e saj të produktivitetit.

“Në përgjithësi, pagat dhe rritja e produktivitetit shkojnë krah për krah së bashku,”- ka thënë ekonomistja, ndërsa si çështje tjetër për pagat, është përmendur edhe popullsia e vjetër e Japonisë, sepse një forcë punëtore më e vjetër tenton të barazohet me produktivitet dhe paga më të ulëta.

Megjithatë, ekonomistja ka shtuar se deri më tani konsumatorët nuk e kanë ndjerë nevojën për paga më të larta. Por, ndërsa inflacioni ka nisë të rritet edhe në këtë vend, pritet që njerëzit të bëjnë ankesa.

Prandaj, kryeministri i vendit Fumio Kishida, e ka nxjerrë si objektiv kryesor rritjen e pagave me 3% ose më shumë në vit, si një hap për të krijuar një sistem më të formalizuar. Ndërkohë edhe grupi më i madh i punës në vend, Konfederata e Sindikatave Japoneze ose Rengo, ka kërkuar rritje pagash prej 5%.

Ashtu si pjesët e tjera të botës, inflacioni në Japoni është bërë një dhimbje koke për të gjithë. Deri në dhjetor të vitit të kaluar, çmimet e konsumit janë rritur me 4%, duke treguar nivelin më të lartë deri më tani në Japni, me njerëz që janë mësuar që çmimet të bien vazhdimisht.

Lajme të ngjashme