“Jo mbreti im!”: Protesta para kurorëzimit të Mbretit Charles III të Britanisë, disa të arrestuar - NACIONALE

“Jo mbreti im!”: Protesta para kurorëzimit të Mbretit Charles III të Britanisë, disa të arrestuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia britanike i ka arrestuar Graham Smithin, kryetar i grupit kundër monarkisë, “Republic”, dhe disa persona të tjerë si pjesë e atij që është quajtur “operacion domethënës policor” para kurorëzimit të Mbretit Charles III të shtunën.

Dhjetëra mijëra njerëz janë grumbulluar për t’i përcjellë ceremoninë mbretërore dhe një paradë ushtarake për kurorëzimin e Mbretit Charles III në Londër. Ky është tubimi më i madh ceremonial në kryeqytetin britanik në 70 vitet e fundit, raporton agjencia “Reuters”.

Komandanti i policisë së Londrës, Mark Rowley, paralajmëroi të premten se do të ketë “tolerancë shumë të ulët ndaj pengesave”. Mbi 11 mijë policë janë duke patrulluar në pjesën qendrore të Londrës.

Policia nuk e konfirmoi arrestimin e Smithit, por në rrjete sociale njoftoi se ka arrestuar katër personan nën dyshimin se kanë shkaktuar bezdi publike dhe tre të tjerë nën dyshimin se kishin objekte për të shkaktuar dëm kriminal.

Grupi “Republic” tha se pesë përkrahës të tij janë arrestuar dhe qindra pankarta janë konfiskuar.

Në një fotografi të publikuar në rrjete sociale, Smithi shihet ulur në tokë, i rrethuar nga disa policë. Një polic afër Sheshit “Trafalgar” tha se tre protestues republikanë janë arrestuar, për shkak se kishin ngjyrë me vet.

Një fotograf i agjencisë “Reuters” tha se edhe disa protestues nga grupi mjedisor “Just Stop Oil” janë arrestuar.

Lajme të ngjashme