Javë e mbushur me takime të liderëve botërorë, Putini nuk ka vend më në tavolinë - NACIONALE

Javë e mbushur me takime të liderëve botërorë, Putini nuk ka vend më në tavolinë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Tre samitet kryesore të liderëve botëruar që u mbajtën gjithë javën e kaluar në Azi, kanë treguar një gjë: Vladimir Putin është mënjanuar në skenën botërore.

Putin, lufta e së cilit ndaj Ukrainës gjatë nëntë muajve të fundit e ka shkatërruar vendin evropian dhe ka tronditur ekonominë globale, nuk ka pranuar të marrë pjesë në asnjë nga tubimet diplomatike - dhe në vend të kësaj e gjeti veten vazhdimisht subjekt të censurës së konsiderueshme pasi kundërshtimi ndërkombëtar ndaj luftës së tij duket se vetëm po forcohet.

Një takim i liderëve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) në Bangkok, i cili u mbyll të shtunën me një deklaratë që i referohet qëndrimeve të kombeve të shprehura edhe në forume të tjera, duke përfshirë një rezolutë të OKB-së që dënon "në termat më të fortë" agresionin rus kundër Ukrainës, ka vënë në dukje pikëpamje të ndryshme.

Deklarata nga ky samit i ka bërë jehonë fjalë për fjalë, një deklarate nga samiti i liderëve të G20, që u zhvillua në Bali në fillim të javës.

"Shumica e anëtarëve e dënuan fuqishëm luftën në Ukrainë dhe theksuan se ajo po shkakton vuajtje të jashtëzakonshme njerëzore dhe po përkeqëson brishtësinë ekzistuese në ekonominë globale," thuhet në deklaratën e fundit, ku edhe shtohej se Brenda grupit kishte "vlerësime" të ndryshme mbi situatën.

Përveç diskutimeve brenda samiteve, sipas CNN, java ka treguar gjithashtu Putinin – i cili besohet se nisi pushtimin e tij në një përpjekje për të rikthyer lavdinë e supozuar të mëparshme të Rusisë – si gjithnjë e më të izoluar, me liderin rus të mbyllur në Moskë duke mos dëshiruar as të përballet me homologët e mëdhenj në takime globale.

Sipas Alexander Gabuev, një bashkëpunëtor i lartë në Carnegie Endowment for International Peace, të gjitha llogaritjet e mundshme mbi vendimin e Putinit për të mos marrë pjesë në samite, treguan për frikën e tij nga manovrat e mundshme politike kundër tij nëse ai lë Moskën, një obesesion për sigurinë e tij personale dhe një dëshirë për të shmangur skena të konfrontimit.

Ndërkohë, një arsye tjetër mund të jetë mos dëshira e tij për kthyer vëmendjen në një pjesë të kombeve që vazhdojnë të jenë miqësore me Rusinë, të tilla si Kina e India.

Qëndrime në ndryshim

Edhe në mesin e vendeve që deri më tani nuk kanë marrë një qëndrim të ashpër ndaj Rusisë, ka shenja që tregojnë për durim të humbur, ndoshta jo me vetë Rusinë por me efektet e luftës së saj në Ukrainë. Kjo vjen pasi energjia e tendosur, çështjet e sigurisë ushqimore dhe inflacioni global në rritje tani janë duke shtrydhur ekonomitë në mbarë botën.

Megjithatë, izolimi rus u duk edhe më i ashpër në sfondin e turneut diplomatik të Xi-së në Bali dhe Bangkok.

Megjithëse administrata e presidentit amerikan Joe Biden e ka quajtur Pekinin – jo Moskën – “sfida më serioze afatgjatë” ndaj rendit global, Xi megjithatë u trajtua si një partner i vlefshëm global nga udhëheqësit perëndimorë, shumë prej të cilëve u takuan me liderin kinez për bisedime që synonin në rritjen e komunikimit dhe bashkëpunimit.

Konsensus?

Me pjesëmarrje në javën e takimeve ndërkombëtare, ShBA-të dhe aleatët e saj ishin gati t'ua jepnin atë mesazh kolegëve të tyre ndërkombëtarë. E ndërsa janë bërë mesazhe të forta, mbledhja e konsensusit rreth kësaj pikëpamjeje nuk ka qenë e lehtë – dhe qëndrimet e ndryshme vazhdojnë.

Deklaratat e G20 dhe APEC pranojnë ndarjet midis mënyrës se si anëtarët votuan në OKB për të mbështetur rezolutën e saj që "dënon" agresionin rus dhe thonë se ndërsa shumica e anëtarëve "e dënuan fuqishëm" luftën, "kishte pikëpamje të tjera dhe vlerësime të ndryshme të situatës dhe sanksione.”

Sipas zyrtarëve, edhe vetë dhënia e një deklarate të tillë ishte një proces i mundimshëm në të dy samitet. Jokowi nga Indonezia tha se liderët e G20 kishin qëndruar gati deri në mesnatë për të diskutuar këtë paragraf mbi Ukrainën.

Ndërsa përpjekjet këtë javë mund të kenë rritur presionin ndaj Putinit, lideri rus ka përvojë me një dinamikë të tillë: përpara dëbimit të Putinit, për aneksimin e tij të Krimesë së Ukrainës në 2014, blloku i G7, ishte G8. Por, udhëheqësit këtë javë megjithatë, thanë se pa Putinin në grup, vuajtjet do të vazhdojnë – dhe do të ketë një vrimë në sistemin ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme