Izraeli thotë se gjatë bastisjes në spitalin e Gazës dërgoi edhe ushqim e furnizime mjekësore - NACIONALE

Izraeli thotë se gjatë bastisjes në spitalin e Gazës dërgoi edhe ushqim e furnizime mjekësore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ushtria izraelite pretendon se gjatë bastisjes në spitalin kryesor të Gazës, “Al-Shifa”, ka dërguar ushqim për foshnja e furnizime mjekësore atje.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite, i cili publikon njoftime në gjuhën arabe, paraqiti dy fotografi në rrjetin X, ku shiheshin pako me mbishkrime në anglishte e arabishte, “Ushqim për foshnja” dhe “Furnizime mjekësore”, raporton gazeta “The Guardian”.

“Forcat e Forcave Mbrojtëse të Izraelit janë duke punuar në mënyrë të përqendruar në spitalin “Al-Shifa”. Këto veprime ndodhin brenda një kompleksi specifik përreth të cilit ka të dhëna të inteligjencës që e tregojnë praninë e akteve terroriste nga Hamasi dhe duke u bazuar në nevojën operacionale”- shkroi zëdhënësi i ushtrisë izraelite në gjuhën arabe, Avichay Adraee.

“Para hyrjes në spital, forcat tona u ballafaquan me mjete shpërthyese e celula sabotimi, dhe përleshjet shpërthyen, gjatë të cilave një numër i sabotuesve u vranë”- shtoi ai.

“Forcat e Forcave Mbrojtëse të Izraelit shpërndanë pajisje mjekësore, inkubatorë dhe ushqim për foshnja nga Shteti i Izraelit për spitalin “Al-Shifa”- shkroi më tej zëdhënësi i ushtrisë izraelite.

“Ekipet mjekësore të Forcave Mbrojtëse të Izraelit, që po punojnë në terren, flasin arabisht për t’u siguruar që furnizimet t’u dërgohen atyre që kanë nevojë për to”- thuhet në fund të shkrimit të zëdhënësit izraelit në rrjetin X.

Lajme të ngjashme